{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/umdetul-ahkam/291",
  "url": "https://hadithet.com/umdetul-ahkam/291",
  "name": "Umdetul Ahkam, Hadithi 291",
  "text": "Rafi ibn Hadixhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shumica prej nesh, ensarëve, posedonim ara, andaj i jepnim ato me qira me kusht që neve të na takonin të mbjellat e kësaj pjese të arës, kurse atyre të mbjellat e pjesës tjetër. Ndodhte që njëra pjesë e arës të nxirrte rendimente, kurse tjetra jo. Rrjedhimisht, na u ndalua kjo praktikë, por nuk na u ndalua lëshimi me qira me të holla.” Muslimi trasmeton nga Handhale ibn Kajsi, e ky tregon: \"E pyeta Rafi ibn Hadixhin rreth dhënies së arës me qira në këmbim të arit dhe të argjendit.” - Nuk prish punë. Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ njerëzit i jepnin arat me qira në këmbim të një pjese nga të lashtat e mbjella në pjesët pjellore ose afër vijave të ujitjes, si dhe të pjesëve të caktuara nga ato të lashta. Por, ja që nganjëherë ndodhte që në njërën pjesë të tokës të shkatërroheshin të mbjellat, e në tjetrën të bëheshin; ose në njërën të bëheshin, e në tjetrën të shkatërroheshin. Kjo ishte e vetmja formë e qirasë që e praktikonin njerëzit, andaj, mu për këtë, e ndaloi Pejgamberi ﷺ. Ndërkaq me një çmim të caktuar e të sigurt, nuk prish punë, - më tha Rafiu.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Umdetul Ahkam",
    "alternateName": "عمدة الأحكام",
    "url": "https://hadithet.com/umdetul-ahkam"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Shitblerja",
    "position": 6,
    "url": "https://hadithet.com/umdetul-ahkam/6/shitblerja"
  },
  "citation": "Umdetul Ahkam 291",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Rafi ibn Hadixhi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "عَنْ رَافِعِ بْنِ خَدِيجٍ رضى الله عنه قَالَ: كُنَّا أَكْثَرَ أَهْلِ الأَنْصَارِ حَقْلاً، وَكُنَّا نُكْرِي الأَرْضَ عَلَى أَنَّ لَنَا هَذِهِ وَلَهُمْ هَذِهِ، فَرُبَّمَا أَخْرَجَتْ هَذِهِ وَلَمْ تُخْرِجْ هَذِهِ، فَنَهَانَا عَنْ ذَلِكَ. وَأَمَا الْوَرِقُ فَ لَمْ يَنْهَنَا. ولمسلمِِ عَنْ حَنْظَلَةَ بْنُ قَيْسٍ قَالَ: سَأَلْتُ رَافِعَ بْنَ خَدِيجٍ عَنْ كِرَاءِ الْأَرْضِ بِالذَّهَبِ وَالْوَرِقِ، فَقَالَ: لَا بَأْسَ بِهِ، إِنَّمَا كَانَ النَّاسُ يُؤَاجِرُونَ عَلَى عَهْدِ النَّبِيِّ ﷺ بِمَا عَلَى الْمَاذِيَانَاتِ وَأَقْبَالِ الْجَدَاوِلِ، وَأَشْيَاءَ مِنَ الزَّرْعِ، فَيَهْلِكُ هَذَا، وَيَسْلَمُ هَذَا، وَيَسْلَمُ هَذَا، وَيَهْلِكُ هَذَا، وَلَمْ يَكُنْ لِلنَّاسِ كِرَاءٌ إِلَّا هَذَا، فَلِذَلِكَ زَجَرَ عَنْهُ، فَأَمَّا شَيْءٌ مَعْلُومٌ مَضْمُونٌ فَلَا بَأْسَ بِهِ. الْمَاذِيَانَاتُ: الأَنْهَارُ الكِبَارُ. وَالْجَدْوَلُ: النَّهْرُ الصَّغِيرُ.",
    "albanian": "Rafi ibn Hadixhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shumica prej nesh, ensarëve, posedonim ara, andaj i jepnim ato me qira me kusht që neve të na takonin të mbjellat e kësaj pjese të arës, kurse atyre të mbjellat e pjesës tjetër. Ndodhte që njëra pjesë e arës të nxirrte rendimente, kurse tjetra jo. Rrjedhimisht, na u ndalua kjo praktikë, por nuk na u ndalua lëshimi me qira me të holla.” Muslimi trasmeton nga Handhale ibn Kajsi, e ky tregon: \"E pyeta Rafi ibn Hadixhin rreth dhënies së arës me qira në këmbim të arit dhe të argjendit.” - Nuk prish punë. Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ njerëzit i jepnin arat me qira në këmbim të një pjese nga të lashtat e mbjella në pjesët pjellore ose afër vijave të ujitjes, si dhe të pjesëve të caktuara nga ato të lashta. Por, ja që nganjëherë ndodhte që në njërën pjesë të tokës të shkatërroheshin të mbjellat, e në tjetrën të bëheshin; ose në njërën të bëheshin, e në tjetrën të shkatërroheshin. Kjo ishte e vetmja formë e qirasë që e praktikonin njerëzit, andaj, mu për këtë, e ndaloi Pejgamberi ﷺ. Ndërkaq me një çmim të caktuar e të sigurt, nuk prish punë, - më tha Rafiu."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/umdetul-ahkam/291.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/umdetul-ahkam/291.json"
  }
}