Umdetul Ahkam — Hadithi 295

Shitblerja · Transmetuesi: Zejd ibn Halid Xhuheniu

Shqip

Zejd ibn Halid Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë kur i Dërguari i Allahut ﷺ u pyet për monedhat e gjetura të arit ose të argjendit, u përgjigj: “Shikoje lidhësen dhe trastën e saj (që t'ia dish formën dhe përmbajtjen) , pastaj shpalle të humbur për një vit të tërë. E, nëse nuk e gjen pronarin, mund t'i shfrytëzosh, por le të mbesin të deponuara te ti, ashtu që kurdo që të vijë pronari i tyre, ktheja atij.” Pastaj e pyeti për devenë e humbur? - “Ç'ke ti me të?! Lëre atë, derisa ta gjejë pronari i vet, sepse ajo e ka me vete ujin dhe mund të ecë e të shkojë të pijë e të kullotë nëpër pemë.” Pastaj e pyeti për delen e humbur? - “Merre , sepse ja e merr ti, ja vëllai yt , ja i mbetet ujkut", - i tha Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

عَنْ زَيْدِ بْنِ خَالِدٍ الْجُهَنِيِّ رضى الله عنه قَالَ: سُئِلَ رَسُولُ اللهِ ﷺ عَنْ لُقََطَةِ الذَّهَبِ أَوِ الْوَرِقِ، فَقَالَ: "اعْرِفْ وِكَاءَهَا وَعِفَاصَهَا، ثُمَّ عَرِّفْهَا سَنَةً، فَإِنْ لَمْ تَعْرِفْ فَاسْتَنْفِقْهَا، وَلْتَكُنْ وَدِيعَةً عِنْدَكَ، فَإِنْ جَاءَ طَالِبُهَا يَوْمًا مِنَ الدَّهْرِ فَأَدِّهَا إِلَيْهِ". وَسَأَلَهُ عَنْ ضَالَّةِ الْإِبِلِ. فَقَالَ: "مَا لَكَ وَلَهَا؟ دَعْهَا، فَإِنَّ مَعَهَا حِذَاءَهَا وَسِقَاءَهَا، تَرِدُ الْمَاءَ وَتَأْكُلُ الشَّجَرَ، حَتَّى يَجِدَهَا رَبُّهَا". وَسَأَلَهُ عَنِ الشَّاةِ. فَقَالَ: "خُذْهَا، فَإِنَّمَا هِيَ لَكَ، أَوْ لِأَخِيكَ، أَوْ لِلذِّئْبِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/295