Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Ngjarja e Berirës na begatoi me tri dispozita fetare: 1. Kur u lirua, iu dha mundësia të zgjedhë (të vazhdojë kurorën ose të shkurorëzohet).” 2. Njëherë, kur Berirës i kishin dhënë ca mish, i Dërguari i Allahut ﷺ hyri tek unë (në shtëpi), ndërkohë tenxherja me mish ishte mbi zjarr. Pejgamberi ﷺ kërkoi ushqim dhe i ofruan bukë me ngjëratë. Ai pyeti: “A nuk pashë një tenxhere me mish mbi zjarr?” I thanë: “Po, o i Dërguari i Allahut. Aty ka mish sadakaje që i është dhënë Berirës, prandaj nuk deshëm të të jepnim të haje prej tij.” Pejgamberi ﷺ tha: “Ajo është sadaka për të, kurse për ne është dhuratë prej saj.” 3. Pejgamberi ﷺ po ashtu në lidhje me Berirën ka thënë: “Merita e çrobërimit i takon atij që e liron robin.”
عَنْ عَائِشَةَ رضى الله عنها أَنّهَا قَالَتْ: كَانَتْ فِي بَرِيرَةَ ثَلاَثُ سُنَنٍ: ١. خُيِّرَتْ عَلَى زَوْجِهَا حِينَ عَتَقَتْ. ٢. وَأُهْدِيَ لَهَا لَحْمٌ، فَدَخَلَ عَلَىَّ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَالْبُرْمَةُ عَلَى النَّارِ، فَدَعَا بِطَعَامٍ، فَأُتِيَ بِخُبْزٍ وَأُدْمٍ مِنْ أُدْمِ الْبَيْتِ. فَقَالَ: "أَلَمْ أَرَ البُرْمَةُ عَلَى النَّارِ فِيهَا لَحْمٌ؟" فَقَالُوا: بَلَى يَا رَسُولَ اللَّهِ! ذَلِكَ لَحْمٌ تُصُدِّقَ بِهِ عَلَى بَرِيرَةَ، فَكَرِهْنَا أَنْ نُطْعِمَكَ مِنْهُ. فَ قَالَ: "هُوَ عَلَيْهَا صَدَقَةٌ، وَهُوَ مِنْهَا لَنَا هَدِيَّةٌ". وَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ فِيهَا: "إِنَّمَا الْوَلاَءَ لِمَنْ أَعْتَقَ".