Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa prej shokëve të Pejgamberit ﷺ i pyetën gratë e tij për adhurimin e tij në vetmi.” Dikush (prej shokëve) tha: “Nuk do të martohem.” Dikush tjetër tha: “Nuk do të ha mish.” Dhe një tjetër tha: “Nuk do të fle në shtrat.” Pejgamberi ﷺ dëgjoi për këtë. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ, pasi e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, tha: “E, më pas; çfarë është puna e disave që thanë kështu e ashtu? Ndërkohë, unë falem (natën) e fle, agjëroj e ha, e edhe martohem me gra. Ai që e kundërshton Sunetin tim , nuk është prej meje.”
عَنْ أَنَسٍ بْنِ مَالِكِِ رضى الله عَنْهُ: أَنَّ نَفَرًا مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ ﷺ سَأَلُوا أَزْوَاجَ النَّبِيِّ ﷺ عَنْ عَمَلِهِ فِي السِّرِّ؟ فَقَالَ بَعْضُهُمْ: لَا أَتَزَوَّجُ النِّسَاءَ، وَقَالَ بَعْضُهُمْ: لَا آكُلُ اللَّحْمَ، وَقَالَ بَعْضُهُمْ: لَا أَنَامُ عَلَى فِرَاشٍ. فَبَلَغَ ذَلِكَ النَّبِيَّ ﷺ، فَحَمِدَ اللهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ وَقَالَ: "أَمَّا بَعْدُ: مَا بَالُ أَقْوَامٍ قَالُوا كَذَا وَكَذَا؟! لَكِنِّي أُصَلِّي وَأَنَامُ، وَأَصُومُ وَأُفْطِرُ، وَأَتَزَوَّجُ النِّسَاءَ، فَمَنْ رَغِبَ عَنْ سُنَّتِي فَلَيْسَ مِنِّي".