Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Prej sunetit është që, kur burri martohet me një beqare, të qëndrojë tek ajo shtatë net (rresht), nëse ai ka nën kurorë edhe një grua tjetër, e, kur të mbarojë kjo periudhë, ua ndan netët secilës. Ndërkaq, kur martohet me të ve, të qëndrojë tek ajo tri net (rresht), nëse ai ka nën kurorë edhe një grua, e pastaj ua ndan netët.” Ebu Kilabe thotë: “Sikur të doja, mund të thosha se Enesi e transmeton nga Pejgamberi ﷺ.”
عَنْ أَنَسٍ بْنِ مَالِكِِ رضى الله عنه قَالَ: مِنَ السُّنَّةِ إِذَا تَزَوَّجَ الرَّجُلُ الْبِكْرَ عَلَى الثَّيِّبِ أَقَامَ عِنْدَهَا سَبْعًا، وَقَسَمَ، وَإِذَا تَزَوَّجَ الثَّيِّبَ أَقَامَ عِنْدَهَا ثَلاَثًا، ثُمَّ قَسَمَ. قَالَ أَبُو قِلاَبَةَ: وَلَوْ شِئْتُ لَقُلْتُ: إِنَّ أَنَسًا رَفَعَهُ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ.