Umdetul Ahkam — Hadithi 314

Martesa · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur dikush prej jush i afrohet bashkëshortes së vet (për marrëdhënie seksuale) dhe thotë: “Bismilah, Allahume xhenibna shejtane ve xhenibi shejtane ma razaktena (Me emrin e Allahut. O Allah, largoje shejtanin prej nesh dhe largoje prej pasardhësit tonë) !”, nëse u është caktuar të begatohen me fëmijë, atëherë shejtani nuk do të mund ta dëmtojë atë asnjëherë.”

Arabisht

عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ رضى الله عنهما قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لَوْ أَنَّ أَحَدَهُمْ إِذَا أَرَادَ أَنْ يَأْتِي أَهْلَهُ قَالَ: بِاسْمِ اللَّهِ، اللَّهُمَّ جَنِّبْنا الشَّيْطَانَ، وَجَنِّبِ الشَّيْطَانَ مَا رَزَقْتَنَا،فَ إِنَّهُ إِنْ يُقَدِّرْ بَيْنَهُمَا وَلَدٌ فِي ذَلِكَ لَمْ يَضُرَّهُ الشَّيْطَانُ أَبَدًا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/314