Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ e shkurorëzova gruan sa ishte me menstruacione. Atëherë, Omer ibn Hatabi e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ rreth kësaj, e në atë rast ai iu përgjigj: “Urdhëroje që ta kthejë gruan dhe le ta mbajë derisa të pastrohet, e pastaj t'i vijnë menstruacionet sërish, pastaj të pastrohet. Pas kësaj, nëse do, le ta mbajë, e, nëse jo, le ta lëshojë pa e prekur (pa bërë marrëdhënie) . Pra, ky është afati i pritjes (ideti) në të cilin Allahu ka urdhëruar që të lëshohen gratë.” Në një tekst qëndron: “D erisa t'i paraqitet menstruacioni tjetër, i ardhshëm, përveç menstruacionit në të cilin e ka shkurorëzuar gruan. Në një tekst tjetër qëndron: “I cili i qe llogaritur një shkurorëzim. Abdullahu e pati kthyer gruan, ashtu siç e urdhëroi i Dërguari i Allahut ﷺ.”
عَنْ عَبْد اللَّهِ بْنَ عُمَرَ رضى الله عنهما: أَنَّهُ طَلَّقَ امْرَأَتَهُ وَهْىَ حَائِضٌ، فَذَكَرَ ذَلِكَ عُمَرُ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ، فَتَغَيَّظَ فِيهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ، ثُمَّ قَالَ: "لِيُرَاجِعْهَا، ثُمَّ يُمْسِكْهَا حَتَّى تَطْهُرَ، ثُمَّ تَحِيضَ فَتَطْهُرَ، فَإِنْ بَدَا لَهُ أَنْ يُطَلِّقَهَا فَلْيُطَلِّقْهَا طَاهِرًا قَبْلَ أَنْ يَمَسَّهَا، فَتِلْكَ الْعِدَّةُ كَمَا أَمَرَ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ". وفي لفظِِ: " حَتَّى تَحِيضَ حَيْضَةً مُسْتَقْبَلَةً، سِوَى حَيْضَتِهَا الَّتِي طَلَّقَهَا فِيهَا". وفي لفظِِ: فَحُسِبَتْ مِنْ طَلَاقِهَا، وَرَاجَعَهَا عَبْدُ اللهِ كَمَا أَمَرَ رَسُولُ اللهِ ﷺ.