Umdetul Ahkam — Hadithi 320

Shkurorëzimi · Transmetuesi: Fatime bint Kajsi

Shqip

Fatime bint Kajsi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Amër ibn Hafsi e shkurorëzoi atë përfundimisht (tri herë), edhe pse nuk ishte i pranishëm. Ai dërgoi një person të autorizuar me ca elb, porse ajo u zemërua, e atëherë ai tha: “Për Allahun, nuk kam ndonjë hak ndaj teje.” Ajo shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe ia përmendi këtë, e në atë rast Pejgamberi ﷺ i tha: “Ai nuk ka obligim që të shpenzojë më për ty.” Dhe e urdhëroi që kohën e pritjes (idetit) ta kalojë në shtëpinë e Umu Sherikut, e më pas tha: “Umu Sheriku është një grua që e vizitojnë shokët e mi, andaj shko në shtëpinë e Ibn Umu Mektumit, sepse ai është i verbër dhe mund t'i zhveshësh rrobat. E, kur ta mbarosh (kohën e pritjes) , më trego.” Pasi e mbaroi, ajo i tregoi Pejgamberit ﷺ se Muavi ibn Ebu Sufjani dhe Ebu Xhehmi e kanë kërkuar për martesë, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Sa i përket Ebu Xhehmit, ai nuk e lëshon shkopin nga krahu, kurse Muaviu është shumë i varfër e nuk ka pasuri, por martohu me Usame ibn Zejdin.” Ajo tha: “E urreja Usamen, por ai sërish më tha: “Martohu me Usamen.” Kështu, u martova me të dhe Allahu më dha shumë të mira në të, madje ma kishin lakmi.”

Arabisht

عَنْ فَاطِمَةَ بِنْتِ قَيْسٍ رضي الله عنها: أَنَّ أَبَا عَمْرِو بْنَ حَفْصٍ طَلَّقَهَا الْبَتَّةَ وَهُوَ غَائِبٌ - وَفِي رِوايةِِ: طَلَّقَهَا ثَلَاثََا -، فَأَرْسَلَ إِلَيْهَا وَكِيلُهُ بِشَعِيرٍ، فَسَخِطَتْهُ، فَقَالَ: وَاللهِ مَا لَكِ عَلَيْنَا مِنْ شَيْءٍ. فَجَاءَتْ رَسُولَ اللهِ ﷺ، فَذَكَرَتْ ذَلِكَ لَهُ، فَقَالَ: " لَيْسَ لَكِ عَلَيْهِ نَفَقَةٌ" . - وَفِي لَفظِِ: "وَلَا سُكْنَى -". فَأَمَرَهَا أَنْ تَعْتَدَّ فِي بَيْتِ أُمِّ شَرِيكِِ، ثُمَّ قَالَ: " تِلْكِ امْرَأَةٌ يَغْشَاهَا أَصْحَابِي، اعْتَدِّي عِنْدَ ابْنِ أُمِّ مَكْتُومٍ، فَإِنَّهُ رَجُلٌ أَعْمَى، تَضَعِينَ ثِيَابَكِ، فَإِذَا حَلَلْتِ فَآذِنِينِي" . قَالَتْ: فَلَمَّا حَلَلْتُ ذَكَرْتُ لَهُ أَنَّ مُعَاوِيَةَ بْنَ أَبِي سُفْيَانَ وَأَبَا جَهْمٍ خَطَبَانِي، فَقَالَ رَسُولُ اللهِ ﷺ: " أَمَّا أَبُو جَهْمٍ: فَلَا يَضَعُ عَصَاهُ عَنْ عَاتِقِهِ، وَأَمَّا مُعَاوِيَةُ: فَصُعْلُوكٌ لَا مَالَ لَهُ، انْكِحِي أُسَامَةَ بْنَ زَيْدٍ". فَكَرِهْتُهُ، ثُمَّ قَالَ: " انْكِحِي أُسَامَةَ". فَنَكَحْتُهُ، فَجَعَلَ اللهُ فِيهِ خَيْرًا، وَاغْتَبَطْتُ بِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/320