Umdetul Ahkam — Hadithi 321

Shkurorëzimi · Transmetuesi: Subeja bint Harithi

Shqip

Subeje Eslemiu tregon se ka qenë e martuar me Sad ibn Havlen, një burrë nga fisi i Amir ibn Luejit dhe pjesëmarrës në Luftën e Bedrit. Ai vdiq në haxhin lamtumirës kur ajo ishte shtatzënë. Nuk kaloi shumë nga vdekja e tij dhe ajo lindi. Pas mbarimit të lehonisë, u zbukurua për të interesuarit për fejesë. Subeja thotë: “Pasi ma tha këtë, kur u bë mbrëmja, unë u vesha me rrobat e mia dhe shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe e pyeta për këtë. Ai m'u përgjigj se unë jam liruar nga ideti pasi kam lindur dhe më lejoi të martohem nëse kam dëshirë.” Ibn Shihabi tha: “Mendoj se nuk ka problem që të martohet, pasi të lindë, edhe nëse është në kohën e lehonisë, porse burri i saj nuk ka të drejtë të bëjë marrëdhënie me të, derisa të pastrohet.”

Arabisht

عن سُبَيْعَةَ الأَسْلَمِيَّةِ: أَنَّهَا كَانَتْ تَحْتَ سَعْدِ بْنِ خَوْلَةَ - وَهُوَ فِي بَنِي عَامِرِ بْنِ لُؤَيٍّ، وَكَانَ مِمَّنْ شَهِدَ بَدْرًا، فَتُوُفِّيَ عَنْهَا فِي حَجَّةِ الْوَدَاعِ وَهِيَ حَامِلٌ، فَلَمْ تَنْشَبْ أَنْ وَضَعَتْ حَمْلَهَا بَعْدَ وَفَاتِهِ، فَلَمَّا تَعَلَّتْ مِنْ نِفَاسِهَا تَجَمَّلَتْ لِلْخُطَّابِ. فَدَخَلَ عَلَيْهَا أَبُو السَّنَابِلِ بْنُ بَعْكَكٍ - رَجُلٌ مِنْ بَنِي عَبْدِ الدَّارِ -، فَقَالَ لَهَا: مَا لِي أَرَاكِ مُتَجَمِّلَةً؟ لَعَلَّكِ تَرْجِينَ النِّكَاحَ؟!، وَاللهِ مَا أَنْتِ بِنَاكِحٍ حَتَّى تَمُرَّ عَلَيْكِ أَرْبَعَةُ أَشْهُرٍ وَعَشْرٌ. قَالَتْ سُبَيْعَةُ: فَلَمَّا قَالَ لِي ذَلِكَ جَمَعْتُ عَلَيَّ ثِيَابِي حِينَ أَمْسَيْتُ، فَأَتَيْتُ رَسُولَ اللهِ ﷺ، فَسَأَلْتُهُ عَنْ ذَلِكَ، فَأَفْتَانِي بِأَنِّي قَدْ حَلَلْتُ حِينَ وَضَعْتُ حَمْلِي، وَأَمَرَنِي بِالتَّزَوُّجِ إِنْ بَدَا لِي. قَالَ ابْنُ شِهَابٍ: فَلَا أَرَى بَأْسًا أَنْ تَتَزَوَّجَ حِينَ وَضَعَتْ، وَإِنْ كَانَتْ فِي دَمِهَا، غَيْرَ أَنَّهُ لَا يَقْرَبُهَا زَوْجُهَا حَتَّى تَطْهُرَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/321