Umdetul Ahkam — Hadithi 326

Mallkimi mes dy bashkëshortëve · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, një burrë e akuzoi gruan e tij (për zina) dhe mohoi atësinë e fëmijës së saj. Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ i urdhëroi (që të mallkoheshin) dhe ata u mallkuan ashtu siç ka thënë Allahu. Pastaj gjykoi që fëmija t'i takonte nënës, ndërsa mallkuesit i ndau nga njëri-tjetri.”

Arabisht

وَعَنه: أَنَّ رَجُلاً رَمَى امْرَأَتَهُ، وَانْتَفَى مِنْ وَلَدِهَا فِي زَمَنِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. فَأَمَرَ بِهِمَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَتَلاَعَنَا كَمَا قَالَ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ، ثُمَّ قَضَى بِالْوَلَدِ لِلْمَرْأَةِ، وَفَرَّقَ بَيْنَ الْمُتَلاَعِنَيْنِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/326