Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Sad ibn Ebu Vekasi u grind me Abd ibn Zemën për një fëmijë. Sadi thoshte: - O i Dërguari i Allahut, ky është djali i vëllait tim, Utbe ibn Ebu Vekasit! Ai vetë më ka porositur se ky është i biri i vet. A nuk po e vëren ngjashmërinë me të? - Është vëllai im, o i Dërguari i Allahut, ka lindur në shtratin e babait tim nga robëresha e tij! - thoshte Abd ibn Zema. I Dërguari i Allahut ﷺ e shikoi dhe, ndonëse e pa qartë ngjashmërinë me Utben, tha: “Është yti, o Abd ibn Zema! Fëmija i takon shtratit legjitim, kurse zinaqarit nuk i përket asgjë. Mbulohu prej tij, oj Sevdë bint Zema!” Ai kurrë më nuk e ka parë Sevdën.”
عَنْ عَائِشَةَ رضى الله عنها قَالَت: اخْتَصَمَ سَعْدُ بْنُ أَبِي وَقَّاصٍ وَعَبْدُ بْنُ زَمْعَةَ فِي غُلاَمٍ، فَقَالَ سَعْدٌ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! هَذَا ابْنُ أَخِي عُتْبَةَ بْنِ أَبِي وَقَّاصٍ، عَهِدَ إِلَىَّ أَنَّهُ ابْنُهُ، انْظُرْ إِلَى شَبَهِهِ. وَقَالَ عَبْدُ بْنُ زَمْعَةَ: هَذَا أَخِي يَا رَسُولَ اللَّهِ! وُلِدَ عَلَى فِرَاشِ أَبِي مِنْ وَلِيدَتِهِ. فَنَظَرَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِلَى شَبَهِهِ، فَرَأَى شَبَهًا بَيِّنًا بِعُتْبَةَ فَقَالَ: "هُوَ لَكَ يَا عَبْدُ بْنَ زَمْعَةَ، الْوَلَدُ لِلْفِرَاشِ، وَلِلْعَاهِرِ الْحَجَرُ، وَاحْتَجِبِي مِنْهُ يَا سَوْدَةُ". فَلَمْ تَرَهُ سَوْدَةُ قَطُّ.