Umdetul Ahkam — Hadithi 335

Gjidhënia · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Eflehu, vëllai i Ebu Kuajsit, kërkoi leje për të hyrë tek unë, pasi hixhabi ishte bërë obligim, andaj thashë: “Për Allahun, nuk do t'i jap leje para se t'i marrë leje të Dërguarit të Allahut ﷺ, sepse vëllai i Ebu Kuajsit s'më ka ushqyer me gji, por më ka ushqyer gruaja e Ebu Kuajsit.” Kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi tek unë, i thashë: “O i Dërguari i Allahut! Mua më ka dhënë qumësht gruaja e jo burri!” Më tha: “Jepi leje, sepse ai është xhaxhai yt, t'u pluhurosshin duart!” Urve thotë: “Për këtë arsye Aishja thoshte: “Me gjidhënie ndalohet ajo që ndalohet me gjak.” Në një tekst tjetër qëndron: “Eflehu kërkoi leje për të hyrë tek unë, por nuk e lejova.” Ai më tha: “Po mbulohesh nga unë, ndërkohë unë jam xhaxhai yt?” - Si ashtu? - i thashë. - Të ka dhënë gji gruaja e vëllait tim, - më tha. Më pas e pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ për këtë, i cili më tha: “Eflehu e ka thënë të vërtetën, jepi leje (të hyjë) .”

Arabisht

وَعَنْها رضى الله عنها قَالَتْ: إِنَّ أَفْلَحَ - أَخَا أَبِي الْقُعَيْسِ - اسْتَأْذَنَ عَلَىَّ بَعْدَ مَا أُنْزِلَ الْحِجَابُ فَقُلْتُ: وَاللَّهِ لاَ آذَنُ لَهُ حَتَّى أَسْتَأْذِنَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ، فَإِنَّ أَخَا أَبِي الْقُعَيْسِ لَيْسَ هُوَ أَرْضَعَنِي، وَلَكِنْ أَرْضَعَتْنِي امْرَأَةُ أَبِي الْقُعَيْسِ. فَدَخَلَ عَلَىَّ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! إِنَّ الرَّجُلَ لَيْسَ هُوَ أَرْضَعَنِي، وَلَكِنْ أَرْضَعَتْنِي امْرَأَتُهُ. قَالَ: "ائْذَنِي لَهُ، فَإِنَّهُ عَمُّكِ تَرِبَتْ يَمِينُكِ". قَالَ عُرْوَةُ: فَبِذَلِكَ كَانَتْ عَائِشَةُ تَقُولُ: حَرِّمُوا مِنَ الرَّضَاعَةِ مَا يَحْرُمُ مِنَ النَّسَبِ. وفي لفظِِ: اسْتَأْذَنَ عَلَىَّ أَفْلَحُ فَلَمْ آذَنْ لَهُ، فَقَالَ: أَتَحْتَجِبِينَ مِنِّي وَأَنَا عَمُّكِ؟! فَقُلْتُ: وَكَيْفَ ذَلِكَ؟ قَالَ: أَرْضَعَتْكِ امْرَأَةُ أَخِي بِلَبَنِ أَخِي. قَالَتْ: فَسَأَلْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "صَدَقَ أَفْلَحُ، ائْذَنِي لَهُ تَرِبَتْ يَمِينُكِ". [تَرِبَتْ: أَيْ افْتَرَقَت، وَالعرَبُ تَدعُو عَلَى الرَّجُلِ ولاَ تُرِيدُ وُقُوعَ الأمْرِ بهِ].

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/335