Umdetul Ahkam — Hadithi 34

Pastërtia · Transmetuesi: Mejmune bint Harithi

Shqip

Mejmune bint Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), bashkëshortja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “ Të Dërguarit të Allahut ﷺ i vendosa ujë për t'u larë nga xhunubllëku, e në atë rast me dorën e djathtë i hodhi ujë së majtës dy-tri herë dhe lau organin gjenital, pastaj e fërkoi dorën e majtë në dhé, - ose ka thënë: në mur, - dy-tri herë. Pastaj vazhdoi me shpëlarjen e gojës dhe hundës, lau fytyrën e duart deri te bërrylat, derdhi ujë në kokën e tij, pastaj e lau tërë trupin. E, në fund, u zhvendos nga vendi ku ndodhej dhe i lau këmbët. (Pasi e përfundoi), i ofrova një leckë (si peshqir), por nuk e deshi dhe me dorë filloi ta shkundte ujin nga trupi.”

Arabisht

عَنْ مَيْمُونَةَ بِنْتِ الْحَارِثِ زَوْجِ النَّبِيِّ ﷺ أَنَّهَا قَالَتْ: وَضَعْتُ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَضُوءَ الْجَنَابَةِ، فَأَكْفََأَ بِيَمِينِهِ عَلَى يَسَارِهِ مَرَّتَيْنِ أَوْ ثَلاَثًا، ثُمَّ غَسَلَ فَرْجَهُ، ثُمَّ ضَرَبَ يَدَهُ بِالأَرْضِ أَوِ الْحَائِطِ ـ مَرَّتَيْنِ أَوْ ثَلاَثًا-، ثُمَّ تَمَضْمَضَ وَاسْتَنْشَقَ، وَغَسَلَ وَجْهَهُ وَذِرَاعَيْهِ، ثُمَّ أَفَاضَ عَلَى رَأْسِهِ الْمَاءَ، ثُمَّ غَسَلَ سَائِرَ جَسَدِهِ، ثُمَّ تَنَحَّى فَغَسَلَ رِجْلَيْهِ، فَأَتَيْتُهُ بِخِرْقَةٍ فَلَمْ يُرِدْهَا، فَجَعَلَ يَنْفُضُ الْمَاءَ بِيَدِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/34