{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/umdetul-ahkam/341",
  "url": "https://hadithet.com/umdetul-ahkam/341",
  "name": "Umdetul Ahkam, Hadithi 341",
  "text": "Sehël ibn Ebu Hathme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Abdullah ibn Sehli dhe Muhajisa ibn Mesudi shkuan në Hajber gjatë kohës kur mbretëronte marrëveshja e paqes (me banorët e Hajberit) dhe aty u ndanë nga njëri-tjetri. Kur Muhajisa u kthye tek Abdullah ibn Sehli, e gjeti të vrarë, të mbytur në gjak, andaj e varrosi. Me të arritur në Medinë, Abdurrahman ibn Sehli, Muhajisa dhe Huvejisa, dy bijtë e Mesudit, shkuan te Pejgamberi ﷺ. Abdurrahmani filloi të flasë, por Pejgamberi ﷺ i tha: “Nga i madhi! Nga i madhi!” - ndërsa Abdurrahmani ishte më i vogli në mesin e tyre, - kështu që së pari folën Muhajisa dhe Huvejisa. Pejgamberi ﷺ u tha: “A po betoheni, që kështu ta meritoni shpagimin e të vrarit tuaj, - ose ka thënë: shokut tuaj ?” Ata i thanë: “E si të betohemi kur nuk kemi qenë të pranishëm e as e kemi parë me sytë tanë?!” Pejgamberi ﷺ u tha: “Atëherë hebrenjtë do të shfajësohen me pesëdhjetë betime.” Ata i thanë: “E si të pranojmë betimet e një populli jobesimtar?” Kështu, Pejgamberi ﷺ e shpagoi (të vrarin) me pasurinë e vet.” Në hadithin e Hamad ibn Zedit qëndron: “ I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Le të betohen pesëdhjetë prej jush, duke e treguar vrasësin e tyre, që t'ua shpaguajnë gjakun.” - Është fjala për diçka që nuk e kemi parë, e si të betohemi? - thanë ata. - “Atëherë, hebrenjtë do të shfajësohen nëse i bëjnë pesëdhjetë betime”, - u tha Pejgamberi ﷺ. - O i Dërguari i Allahut! Një popull jobesimtar?! - thanë ata. Kështu, Pejgamberi ﷺ e shpagoi (gjakun e të vrarit) me pasurinë e vet.” Në hadithin e Seid ibn Ubejdit qëndron: “ I Dërguari i Allahut ﷺ nuk dëshironte që gjaku i tij të shkonte huq, andaj e shpagoi me njëqind deve të sadakasë.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Umdetul Ahkam",
    "alternateName": "عمدة الأحكام",
    "url": "https://hadithet.com/umdetul-ahkam"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Kisasi",
    "position": 12,
    "url": "https://hadithet.com/umdetul-ahkam/12/kisasi"
  },
  "citation": "Umdetul Ahkam 341",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Sehël ibn Ebu Hathme"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "عَنْ سَهْلِ بْنِ أَبِي حَثْمَةَ رضى الله عنه قَالَ: انْطَلَقَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ سَهْلٍ وَمُحَيِّصَةُ بْنُ مَسْعُودِ إِلَى خَيْبَرَ- وَهْىَ يَوْمَئِذٍ صُلْحٌ - فَتَفَرَّقَا، فَأَتَى مُحَيِّصَةُ إِلَى عَبْدِ اللَّهِ بْنِ سَهْلٍ، وَهْوَ يَتَشَحَّطُ فِي دَمٍهِ قَتِيلاً، فَدَفَنَهُ. ثُمَّ قَدِمَ الْمَدِينَةَ، فَانْطَلَقَ عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ سَهْلٍ، وَمُحَيِّصَةُ وَحُوَيِّصَةُ ابْنَا مَسْعُودٍ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ، فَذَهَبَ عَبْدُ الرَّحْمَنِ يَتَكَلَّمُ، فَقَالَ ﷺ: \"كَبِّرْ كَبِّرْ\". وَهْوَ أَحْدَثُ الْقَوْمِ، فَسَكَتَ، فَتَكَلَّمَا، فَقَالَ: \"أَتَحْلِفُونَ وَتَسْتَحِقُّونَ قَاتِلَكُمْ - أَوْ صَاحِبَكُمْ -؟\" قَالُوا: وَكَيْفَ نَحْلِفُ وَلَمْ نَشْهَدْ، وَلَمْ نَرَ؟ قَالَ: \"فَتُبْرِيكُمْ يَهُودُ بِخَمْسِينَ يَمِينََا؟\" فَقَالُوا: كَيْفَ نَأْخُذُ بِأَيْمَانَِ قَوْمٍ كُفَّارٍ؟ فَعَقَلَهُ النَّبِيُّ ﷺ مِنْ عِنْدِهِ. وفي حديث حَمَّادِ بْنِ زَيْدٍ: فَقَالَ رَسُولُ اللهِ ﷺ: \"يَقْسِمُ خَمْسُونَ مِنْكُمْ عَلَى رَجُلٍ مِنْهُمْ فَيُدْفَعُ بِرُمَّتِهِ؟\" قَالُوا: أَمْرٌ لَمْ نَشْهَدْهُ، كَيْفَ نَحْلِفُ؟ قَالَ: \"فَتُبْرِئُكُمْ يَهُودُ بِأَيْمَانِ خَمْسِينَ مِنْهُمْ؟\" قَالُوا: يَا رَسُولَ اللهِ! قَوْمٌ كُفَّارٌ؟ [فَوَدَاهُ رَسُولُ اللهِ ﷺ مِنْ قِبَلِهِ]. وفي حديث سَعِيدِ بْنِ عُبَيْدٍ: فَكَرِهَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنْ يُبْطِلَ دَمَهُ، فَوَدَاهُ بِمِائَةِِ مِنْ إِبِلِ الصَّدَقَةِ.",
    "albanian": "Sehël ibn Ebu Hathme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Abdullah ibn Sehli dhe Muhajisa ibn Mesudi shkuan në Hajber gjatë kohës kur mbretëronte marrëveshja e paqes (me banorët e Hajberit) dhe aty u ndanë nga njëri-tjetri. Kur Muhajisa u kthye tek Abdullah ibn Sehli, e gjeti të vrarë, të mbytur në gjak, andaj e varrosi. Me të arritur në Medinë, Abdurrahman ibn Sehli, Muhajisa dhe Huvejisa, dy bijtë e Mesudit, shkuan te Pejgamberi ﷺ. Abdurrahmani filloi të flasë, por Pejgamberi ﷺ i tha: “Nga i madhi! Nga i madhi!” - ndërsa Abdurrahmani ishte më i vogli në mesin e tyre, - kështu që së pari folën Muhajisa dhe Huvejisa. Pejgamberi ﷺ u tha: “A po betoheni, që kështu ta meritoni shpagimin e të vrarit tuaj, - ose ka thënë: shokut tuaj ?” Ata i thanë: “E si të betohemi kur nuk kemi qenë të pranishëm e as e kemi parë me sytë tanë?!” Pejgamberi ﷺ u tha: “Atëherë hebrenjtë do të shfajësohen me pesëdhjetë betime.” Ata i thanë: “E si të pranojmë betimet e një populli jobesimtar?” Kështu, Pejgamberi ﷺ e shpagoi (të vrarin) me pasurinë e vet.” Në hadithin e Hamad ibn Zedit qëndron: “ I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Le të betohen pesëdhjetë prej jush, duke e treguar vrasësin e tyre, që t'ua shpaguajnë gjakun.” - Është fjala për diçka që nuk e kemi parë, e si të betohemi? - thanë ata. - “Atëherë, hebrenjtë do të shfajësohen nëse i bëjnë pesëdhjetë betime”, - u tha Pejgamberi ﷺ. - O i Dërguari i Allahut! Një popull jobesimtar?! - thanë ata. Kështu, Pejgamberi ﷺ e shpagoi (gjakun e të vrarit) me pasurinë e vet.” Në hadithin e Seid ibn Ubejdit qëndron: “ I Dërguari i Allahut ﷺ nuk dëshironte që gjaku i tij të shkonte huq, andaj e shpagoi me njëqind deve të sadakasë.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/umdetul-ahkam/341.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/umdetul-ahkam/341.json"
  }
}