Umdetul Ahkam — Hadithi 342

Kisasi · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “U gjet një vajzë e re, së cilës i ishte shtypur koka me dy gurë. E pyetën: “Vallë, kush ta ka bërë këtë? Filani, filani...?” Me të përmendur emrin e hebreut, ajo bëri me kokë (duke pohuar). E morën hebreun, i cili e pranoi veprën e bërë, dhe i Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi t'i shtypej koka me dy gurë (siç ia kishte bërë ai vajzës).” Muslimi dhe Nesaiu trasmetojne nga Enesi se ka thënë: “Një hebre vrau një vajzë të re me gur, për t'ia marrë stolitë prej argjendi. Atëherë, Pejgamberi ﷺ e ekzekutoi vrasësin.”

Arabisht

عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ رضى الله عنه: أَنَّ جَارِيَةً وُجِدَ رَأْسُهَا مَرْضُوضًا بَيْنَ حَجَرَيْنِ، فَقِيلَ: مَنْ فَعَلَ هَذا بِكِ؟ فُلاَنٌ؟ فُلاَنٌ؟ حَتَّى ذَكَرُوا يَهُودِيًّا فَأَوْمَتْ بِرَأْسِهَا. فَأُخِذَ الْيَهُودِيُّ فَاعْتَرَفَ، فَأَمَرَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنْ يُرَضَّ رَأْسُهُ بَيْنَ حَجَرَيْنِ. وَلِمسلمِِ، والنسَائِيّ عَن أَنسِِ: أنّ يَهُودِيّا قَتَلَ جَارِيَةََ عَلى أَوْضَاحِِ، فَأَقَادَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/342