Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dy gra të fisit hudhejl u grindën dhe njëra goditi tjetrën me gur (në bark), si pasojë e së cilës e mbyti nënën dhe fëmijën e saj në bark. Ata e ngritën çështjen tek i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili gjykoi se shpagimi i gjakut për foshnjën në bark të jetë sa vlera e një robi a robëreshe të shtrenjtë, si dhe gjykoi që shpagimin e gjakut për gruan ta bëjnë familjarët e vrasëses (që do të trashëgonin prej saj), shpagim këtë që ua ndau trashëgimi fëmijëve të saj dhe trashëgimtarëve të tjerë.” Në atë rast Hamël ibn Nabiga Hudheliu tha: “O i Dërguari i Allahut, si të shpaguaj, për një krijesë që as ka pirë e as ka ngrënë, as ka folur e as ka qarë? Një çështje si kjo duhet të anashkalohet.” Kështu, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ky me të vërtetë është nga vëllezërit e falltarëve!” E tha këtë për shkak të rimës që e bëri.”
عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضى الله عنه قَالَ: اقْتَتَلَتِ امْرَأَتَانِ مِنْ هُذَيْلٍ، فَرَمَتْ إِحْدَاهُمَا الأُخْرَى بِحَجَرٍ، قَتَلَتْهَا وَمَا فِي بَطْنِهَا. فَاخْتَصَمُوا إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، فَقَضَى رَسُولُ اللَّه ﷺ أَنَّ دِيَةَ جَنِينِهَا غُرَّةٌ: عَبْدٌ، أَوْ وَلِيدَةٌ، وَقَضَى بِدِيَةَِ الْمَرْأَةِ عَلَى عَاقِلَتِهَا، وَوَرَّثَهَا وَلَدَهَا وَمَنْ مَعَهُمْ. فقام حمل بن النابِغة الهذلي فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! كَيْفَ أَغْرَمُ مَنْ لاَ شَرِبَ وَلاَ أَكَلَ، وَلاَ نَطَقَ وَلاَ اسْتَهَلَّ؟ فَمِثْلُ ذَلِكَ يُطَلّ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّه ﷺ: "إِنَّمَا هُوَ مِنْ إِخْوَانِ الْكُهَّانِ". مِنْ أَجْلِ سَجْعِهِ الَّذِي سَجَعَ.