Umdetul Ahkam — Hadithi 351

Ndëshkimet e përcaktuara · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në xhami, i erdhi një burrë musliman dhe e thirri: “O i Dërguari i Allahut, kam bërë zina.” Atëherë Pejgamberi ﷺ u kthye në anën tjetër, por ai i doli para tij dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, kam bërë zina.” Sërish Pejgamberi ﷺ u kthye në anën tjetër, derisa ai veproi njëjtë katër herë. E, kur dëshmoi kundër vetes katër herë (për zina), i Dërguari i Allahut ﷺ e ftoi dhe i tha: “Mos ke ndonjë sëmundje mendore?” - Jo, - i tha ai. - “A je i martuar?” - Po, - tha. Në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Merreni këtë dhe gurëzojeni!” Ibn Shihabi tha: “Më ka treguar dikush që e ka dëgjuar Xhabir ibn Abdullahun të ketë thënë: “Unë isha në mesin e atyre që e gurëzuan. E gurëzuam në namazgjah. Kur e goditën gurët, ai iku, por ne e zumë te Pllaja dhe e gurëzuam.”

Arabisht

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضى الله عنه أَنَّهُ قَالَ: أَتَى رَجُلٌ مِنَ المُسْلِمينَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ وَهْوَ فِي الْمَسْجِدِ، فَنَادَاهُ، فَقَالَ لَهُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! إِنِّي زَنَيْتُ، فَأَعْرَضَ عَنْهُ، فَتَنَحَّى تِلْقَاءَ وَجْهِهِ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! إِنِّي زَنَيْتُ، فَأَعْرَضَ عَنْهُ. حَتّى ثَنَى عَلَيهِ أَرْبَعَ مَرَّاتِِ. فَلَمَّا شَهِدَ عَلَى نَفْسِهِ أَرْبَعَ شَهَادَاتٍ، دَعَاهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "أَبِكَ جُنُونٌ؟" قَالَ: لاَ. قَالَ: "فَهَلْ أَحْصَنْتَ؟" قَالَ: نَعَم. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "اذْهَبُوا بِهِ فَارْجُمُوهُ". قَالَ ابْنُ شِهَابٍ: فَأَخْبَرَنِي أَبُو سَلَمَةَ بْنِ عَبدِ الرَّحمَانِ: أَنَهُ سَمِعَ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللهِ يَقُولُ: كُنْتُ فِيمَنْ رَجَمَهُ، فَرَجَمْنَاهُ بِالْمُصَلَّى، فَلَمَّا أَذْلَقَتْهُ الْحِجَارَةُ هَرَبَ، فَأَدْرَكْنَاهُ بِالْحَرَّةِ فَرَجَمْنَاهُ. الرَّجُلُ هُوَ: مَاعِزُ بْنُ مَالِكِِ، وَرَوَى قِصَّتَهُ جَابِر بْنُ سَمُرَةَ، وعبد الله بنِ عَبَّاسِِ، وأَبو سَعِبد الخدريُّ، وبُرَيدَةُ بْنُ الحُصَيبِ الأسْلَمِيُّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/351