Umdetul Ahkam — Hadithi 362

Betimet dhe zotimet · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Njëherë, i Dërguari i Allahut Sulejmani, i biri i Davudit ﷺ, tha: “Sonte do të kryej marrëdhënie intime me shtatëdhjetë gra, ashtu që secila të më lindë nga një djalosh që do të luftojë në rrugën e Allahut.” Shoku i tij - ose ka thënë: meleku, - i tha: “Thuaj “inshallah (nëse do Allahu) .” Por ai nuk tha. Harroi. Rrjedhimisht, asnjëra prej tyre nuk i lindi fëmijë, përveç njërës, e cila lindi një fëmijë gjysmak.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Sikur të kishte thënë “inshallah”, nuk do t'i merrej parasysh betimi (që e kishte bërë) dhe do të ishte më afër t'i plotësohej dëshira.”

Arabisht

عنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضي الله عنه، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "قَالَ سُلَيْمَانُ بْنُ دَاوُدَ عَلَيْهِمَا السَّلاَمُ: لأَطُوفَنَّ اللَّيْلَةَ عَلَى سَبعِينَ امْرَأَةً، تَلِدُ كُلُّ امْرَأَةٍ مِنْهُنَّ غُلاَمًا يُقَاتِلُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ. فَقيلَ لَهُ: قُلْ: إِنْ شَاءَ اللَّهُ، فَلَمْ يَقُلْ. فَطَافَ بِهِنَّ، فَلَمْ تَلِدُ مِنْهُنَّ إِلاَّ امْرَأَةٌ وَاحِدَةٌ نُصْفَ إِنْسَانٍ". فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لَوْ قَالَ: إِنْ شَاءَ اللَّهُ لَمْ يَحْنَثْ، وَكَانَ دَرَكََا لِحَاجَتِهِ". قَولُهُ: "قيلَ لَهُ: قُلْ: إِنْ شَاءَ اللَّهُ". يَعْنِي: قَالَ لَهُ المَلَكُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/362