Umdetul Ahkam — Hadithi 365

Betimet dhe zotimet · Transmetuesi: Thabit ibn Dahaku

Shqip

Thabit ibn Dahak Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ia ka dhënë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ nën Pemë dhe se ai ﷺ ka thënë: “Ai që betohet rrejshëm në ndonjë fe tjetër përveç Islamit, bëhet ashtu siç ka deklaruar. Ai që bën vetëvrasje me diçka, në Ditën e Kiametit do të dënohet me po të njëjtën gjë. Njeriut nuk i lejohet të zotohet për diçka që nuk e posedon.” Në një transmetim qëndron: "Kush mallkon një besimtar është sikurse ta ketë vrarë.” Në një transmetim tjetër qëndron: "Atij që pretendon diçka rrejshëm, për ta shtuar pasurinë, Allahu do t'ia pakësojë edhe më shumë.”

Arabisht

عَنْ ثَابِتِ بْنِ الضَّحَّاكِ الأَنْصَارِيِّ رضى الله عنه: أَنَّهُ بَايَعَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ تَحْتَ الشَّجَرَةِ، وَأَنَّ رَسُولَ اللهِ ﷺ قَالَ: " مَنْ حَلَفَ عَلَى يَمِينٍ بِمِلَّةٍ غَيْرِ الْإِسْلَامِ كَاذِبًا مُتَعَمِّدََا، فَهُوَ كَمَا قَالَ، وَمَنْ قَتَلَ نَفْسَهُ بِشَيْءٍ عُذِّبَ بِهِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ، وَلَيْسَ عَلَى رَجُلٍ نَذْرٌ فِيمَا لَا يَمْلِكُ". وفي روايةِِ: "وَلَعْنُ الْمُؤْمِنِ كَقَتْلِهِ". وفي روايةِِ: "مَنْ ادَّعَى دَعْوَى كَاذِبَةً لِيَتَكَثَّرَ بِهَا، لَمْ يَزِدْهُ اللهُ إِلَّا قِلَّةً".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/365