Umdetul Ahkam — Hadithi 37

Pastërtia · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njollat e spermës i pastroja nga rrobat e Pejgamberit ﷺ dhe dilte për namaz, ndërkohë shenjat e ujit i dukeshin qartë në rrobë.” Ndërkaq, në tekstin e Muslimit: “ E fërkoja me dorë për ta larguar nga rroba e të Dërguarit të Allahut ﷺ (pasi vendi i prekur nga sperma ishte tharë), dhe pastaj ai falej me të.”

Arabisht

عَنْ عَائِشَةَ رَضِىَ اللهُ عَنْهَا قَالَتْ: كُنْتُ أَغْسِلُ الْجَنَابَةَ مِنْ ثَوْبِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، فَيَخْرُجُ إِلَى الصَّلاَةِ، وَإِنَّ بُقَعَ الْمَاءِ فِي ثَوْبِهِ. و في لَفْظِ مُسْلمِِ:لَقَدْ كُنْتُ أَفْرُكُهُ مِنْ ثَوْبِ رَسُولِ اللهِ ﷺ فَرْكًا فَيُصَلِّي فِيهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/37