Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Hind bint Utbe, gruaja e Ebu Sufjanit, hyri tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Ebu Sufjani është njeri koprrac e nuk më jep aq sa më mjafton për vete dhe për fëmijët e mi, përveç aq sa marr unë vetë pa dijen e tij. A kam ndonjë mëkat për këtë?” - “Merr prej pasurisë së tij aq sa të mjafton ty dhe fëmijëve të tu, pa e tepruar!” - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ.
عَنْ عَائِشَةَ رضى الله عنها قَالَتْ: دَخَلَتْ هِنْدٌ بِنْتُ عُتْبَةَ امْرَأَةُ أَبِي سُفْيَانَ عَلَى رَسُولِ اللهِ ﷺ فَقَالَتْ: يَا رَسُولَ اللهِ! إِنَّ أَبَا سُفْيَانَ رَجُلٌ شَحِيحٌ، لَا يُعْطِينِي مِنَ النَّفَقَةِ مَا يَكْفِينِي وَيَكْفِي بَنِيَّ، إِلَّا مَا أَخَذْتُ مِنْ مَالِهِ بِغَيْرِ عِلْمِهِ، فَهَلْ عَلَيَّ فِي ذَلِكَ مِنْ جُنَاحٍ؟ فَقَالَ رَسُولُ اللهِ ﷺ: "خُذِي مِنْ مَالِهِ بِالْمَعْرُوفِ مَا يَكْفِيكِ، وَيَكْفِي بَنِيكِ" .