Umdetul Ahkam — Hadithi 375

Betimet dhe zotimet · Transmetuesi: Ebu Bekrete

Shqip

Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ pyeti tri herë radhazi: “A doni t'ju tregoj për mëkatet më të mëdha?” - Posi, o i Dërguari i Allahut! - iu përgjigjën të pranishmit. Tha: “Të bërët ortak Allahut dhe mosrespektimi i prindërve” , - pastaj u ul, sepse ishte i mbështetur, dhe vazhdoi: “Po ashtu, fjala e rrejshme dhe dëshmia e rrejshme! Edhe fjala e rrejshme dhe dëshmia e rrejshme!”, të cilën e përsëriste vazhdimisht, saqë thamë (me vete): “S'do të ndalet.”

Arabisht

عَنْ أَبِي بَكْرَةَ رضى الله عنه قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَلاَ أُنَبِّئُكُمْ بِأَكْبَرِ الْكَبَائِرِ؟" - ثَلاَثًا -. قُلْنَا: بَلَى يَا رَسُولَ اللَّهِ!. قَالَ: "الإِشْرَاكُ بِاللَّهِ، وَعُقُوقُ الْوَالِدَيْنِ". وَكَانَ مُتَّكِئًا، فَجَلَسَ فَقَالَ: "أَلاَ وَقَوْلُ الزُّورِ، وَشَهَادَةُ الزُّورِ"، فَمَا زَالَ يُكَرِّرُهَا حَتَّى قُلْنَا: لَيْتَهُ سَكَتَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/375