Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë dhe Halid ibn Velidi, bashkë me të Dërguarin e Allahut ﷺ, shkuam te shtëpia e Mejmunës. Ndërkohë, një dab i pjekur u soll përpara dhe i Dërguari i Allahut ﷺ zgjati dorën nga ai. Një grua, prej atyre që ishin të pranishme në shtëpinë e Mejmunes, në atë rast tha: “Tregojini të Dërguarit të Allahut ﷺ se çfarë është ajo që ka për ta ngrënë!” I Dërguari i Allahut ﷺ tërhoqi dorën mbrapa. Unë thashë: “A është haram, o i Dërguari i Allahut!?” Tha: “Jo, por nuk është prej ushqimeve të viseve tona, andaj neveritem prej tij.” Halidi thotë: “Unë pastaj e copëtova dhe e hëngra, ndërkohë që i Dërguari i Allahut ﷺ më shikonte.”
عَنْ ابْنِ عَبَّاسٍ رضى الله عنهما قَالَ: دَخَلْتُ أَنَا وَخَالِدُ بْنُ الْوَلِيدِ مَعَ رَسُولِ اللهِ ﷺ بَيْتَ مَيْمُونَةَ، فَأُتِيَ بِضَبٍّ مَحْنُوذٍ، فَأَهْوَى إِلَيْهِ رَسُولُ اللهِ ﷺ بِيَدِهِ، فَقَالَ بَعْضُ النِّسْوَةِ اللَّاتِي فِي بَيْتِ مَيْمُونَةَ: أَخْبِرُوا رَسُولَ اللهِ ﷺ بِمَا يُرِيدُ أَنْ يَأْكُلَ. فَرَفَعَ رَسُولُ اللهِ ﷺ يَدَهُ، فَقُلْتُ: أَحَرَامٌ هُوَ يَا رَسُولَ اللهِ؟ قَالَ: "لَا، وَلَكِنَّهُ لَمْ يَكُنْ بِأَرْضِ قَوْمِي، فَأَجِدُنِي أَعَافُهُ". قَالَ خَالِدٌ: فَاجْتَرَرْتُهُ، فَأَكَلْتُهُ وَ النَّبِيُّ ﷺ يَنْظُرُ. المَحْنُوذُ: المَشْوِيُ بِالرَّضْفِ؛ وَهِيَ الحِجَرَةُ المحْماة.