Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë pyeta: “O i Dërguari i Allahut, unë i ndërsej qentë e mi të stërvitur e ata gjuajnë për mua, dhe them “bismilah”?” - “Kur ta ndërsesh qenin tënd të stërvitur dhe të thuash “bismilah" , ha prej atij gjahu.” - tha Pejgamberi ﷺ. - Edhe nëse ai e ka mbytur gjahun? - pyeta unë. - “Edhe nëse e ka mbytur, përderisa nuk i është bashkëngjitur ndonjë qen tjetër .” - Po nëse gjuaj edhe me hu dhe e godas? - i thashë. - “Nëse gjuan me hu, haje atë gjah që e ka shqyer, kurse atë që është goditur me pjesën anësore të saj, mos e ha!” - tha Pejgamberi ﷺ."
عَنْ عَدِيِّ بْنِ حَاتِمٍ رضى الله عنه قَالَ: قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! إِنَّي أُرْسِلُ الْكِلاَبَ الْمُعَلَّمَةَ، فَيُمْسِكْنَ عَلَيَّ، وَأَذْكُرُ اسْمَ اللهِ. فَقَالَ: "إِذَا أَرْسَلْتَ كَلْبَكَ الْمُعَلَّمَ، وَذَكَرْتَ اسْمَ اللهِ فَكُلْ مَا أَمْسَكَ عَلَيْكَ". قُلْتُ: وَإِِنْ قَتَلْنَ؟ قَالَ: "وَإِِنْ قَتَلْنَ، مَا لَم يَشْرَكْهَا كَلْبُُ لَيْسَ مِنْهَا". قُلْتُ لَهُ: فَإِنِّي أَرْمِي بِالْمِعْرَاضِ الصَّيْدَ فَأُصِيبُ؟ فَقَالَ: "إِذَا رَمَيْتَ بِالْمِعْرَاضِ فَخَزَقَ فَكُلْهُ، وَإِنْ أَصَابَهُ بِعُرْضِِ فَلَا تَأْكُلْهُ" .