Umdetul Ahkam — Hadithi 399

Veshjet · Transmetuesi: Bera ibn Azibi

Shqip

Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: “I Dërguari i Allahut ﷺ na ka urdhëruar shtatë gjëra e na ka ndaluar shtatë të tjera. Na ka urdhëruar: 1. Ta vizitojmë të sëmurin, 2. Ta përcjellim xhenazen, 3. Të lutemi për atë që teshtin, 4. Ta përmbushim betimin që na është bërë nga dikush, - ose ka thënë: e atij që na është betuar, - 5. T'i ndihmojmë atij që i bëhet padrejtësi, 6. T'i përgjigjemi ftesës, dhe 7. Ta përhapim selamin. Ndërkaq, na ka ndaluar: “Unazat, - ose ka thënë: bartjen e unazave, - prej ari, pirjen në enë prej argjendi, byrdenë e mëndafshtë, veshjen e mëndafshtë, veshjet e përziera me mëndafsh, si: dibaxhi dhe kasiji, si dhe veshjet prej mëndafshi të vrazhdë.”

Arabisht

وَعنْهُ قَالَ: أَمَرَنَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِسَبْعٍ، وَنَهَانَا عَنْ سَبْعٍ: ١. أَمَرَنَا بِعِيَادَةِ الْمَرِيضِ، ٢. وَاتِّبَاعِ الْجِنَازَةِ، ٣. وَتَشْمِيتِ الْعَاطِسِ، ٤. وَإِبْرَارِ الْقَسَمِ -أَوِ الْمُقْسِمِ -، ٥. وَنَصْرِ الْمَظْلُومِ، ٦. وَإِجَابَةِ الدَّاعِي، ٧. وَإِفْشَاءِ السَّلاَمِ. وَنَهَانَا عَنْ خَوَاتِيمِ - أو عَنْ تَخَتُّمِ - بالذَّهَبِ، عَنِ الشُّرْبِ فِي الْفِضَّةِ، وَعَنِ الْمَيَاثِرِ، وَعَنِ الْقَسِّيِّ، وَعَنْ لُبْسِ الْحَرِيرِ، وَالإِسْتَبْرَقِ، وَالدِّيبَاجِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/399