Umdetul Ahkam — Hadithi 400

Veshjet · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ u stolis me një unazë ari, të cilën, kur e vinte, gurin e saj e kthente nga shuplaka. Kështu, edhe njerëzit e tjerë vunë unaza të tilla. Mirëpo, një ditë, Pejgamberi ﷺ hipi në minber, e hoqi unazën dhe tha: “Unë e mbaja këtë unazë, ndërsa gurin e saj e ktheja nga shuplaka” , pastaj e hodhi unazën dhe tha: “Për Allahun, kurrë më nuk do ta mbaj!” Andaj, edhe të tjerët i hodhën unazat e tyre.” Në një tekst tjetër qëndron: “E vuri unazën në dorën e djathtë.”

Arabisht

عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ رضى الله عنهما: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ اصْطَنَعَ خَاتَمًا مِنْ ذَهَبٍ، فَكَانَ يَ جْعَلُ فَصَّهُ فِي بَطْنِ كَفِّهِ إِذَا لَبِسَهُ، فَصَنَعَ النَّاسُ مِثْلَ ذَلِكَ. ثُمَّ إِنَّهُ جَلَسَ [عَلَى الْمِنْبَرِ] فَنَزَعَهُ فَقَالَ: "إِنِّي كُنْتُ أَلْبَسُ هَذَا الْخَاتِمَ، وَأَجْعَلُ فَصَّهُ مِنْ دَاخِلٍ". فَرَمَى بِهِ، ثُمَّ قَالَ: "وَاللَّهِ لاَ أَلْبَسُهُ أَبَدًا". فَنَبَذَ النَّاسُ خَوَاتِيمَهُمْ. و في لفظِِ: جَعَلَهُ فِي يَدِهِ الْيُمْنَى.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/400