Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ka marrë përsipër që, atë që del në luftë për hir të Tij, duke mos e bërë këtë për asgjë tjetër përpos për xhihad në rrugën e Tij, duke i besuar Atij dhe duke besuar në pejgamberët e Tij, Allahu ia garanton: ose futjen në Xhenet, ose kthimin në shtëpinë e vet me gjithë shpërblimin a prenë e fituar. Muslimi transmeton: “Luftëtari në rrugën e Allahut, - ndërkohë Allahu e di më së miri kush lufton në rrugën e Tij, - është sikurse ai që falet dhe agjëron (vullnetarisht) . Allahu ka marrë përsipër që, luftëtarit në rrugën e Tij ose t'ia marrë shpirtin dhe ta fusë në Xhenet, ose ta kthejë të shëndoshë me shpërblim ose me plaçkë lufte.”
عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضى الله عنه: عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "انْتَدَبَ اللَّهُ - ولمسلمِِ: تَضَمَّنَ اللهُ - لِمَنْ خَرَجَ فِي سَبِيلِهِ، لاَ يُخْرِجُهُ إِلاَّ جِهَادٌ فِي سَبِيلِي، وَإِيمَانٌ بِي، وَتَصْدِيقٌ بِرُسُلِي: فَهُوَ عَلَيَّ ضَامِنٌ أَنْ أُدْخِلَهُ الْجَنَّةَ، أَوْ أَرْجِعَهُ إِلَى مَسْكَنِهِ الَّذِي خَرَجَ مِنْهُ، نَائِلًا مَا نَالَ مِنْ أَجْرٍ أَوْ غَنِيمَةٍ". ولمسلمِِ: "مَثَلُ الْمُجَاهِدِ فِي سَبِيلِ اللَّهِ ـ وَاللَّهُ أَعْلَمُ بِمَنْ يُجَاهِدُ فِي سَبِيلِهِ - كَمَثَلِ الصَّائِمِ الْقَائِمِ. وَتَوَكَّلَ اللَّهُ لِلْمُجَاهِدِ فِي سَبِيلِهِ إِنْ تَوَفَّاهُ اللهُ أَنْ يُدْخِلَهُ الْجَنَّةَ، أَوْ يَرْجِعَهُ سَالِمًا مَعَ أَجْرٍ أَوْ غَنِيمَةٍ".