Umdetul Ahkam — Hadithi 410

Xhihadi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi një ekspeditë luftarake në drejtim të rajonit të Nexhdit, me të cilët dola edhe unë. Ne fituam një plaçkë të majme me shumë deve e dele. Secilit pjesëmarrës i ranë hise nga dymbëdhjetë deve. Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ secilit prej nesh na shtoi edhe nga një deve.

Arabisht

عنْ عبد الله بْنِ عُمَرَ رضى الله عنهما قَالَ: بَعَثَ رَسُولُ اللهِ ﷺ سَرِيَّةً إِلَى نَجْدٍ، فَخَرَجْتُ فِيهَا، فَأَصَبْنَا إِبِلًا وَغَنَمًا، فَبَلَغَتْ سُهْمَانُنَا اثْنَيْ عَشَرَ بَعِيرًا، وَنَفَّلَنَا رَسُولُ اللهِ ﷺ بَعِيرًا بَعِيرًا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/410