Umdetul Ahkam — Hadithi 43

Pastërtia · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Fatime bint Ebu Hubejshi e pyeti Pejgamberin ﷺ: “Unë kam gjakrrjedhje të pandërprerë, kështu që nuk po pastrohem. A ta lë namazin?” Pejgamberi ﷺ tha: “Jo, ajo që po të ndodh ty është gjakrrjedhje e çrregullt. Lëre namazin aq ditë sa të janë paraqitur menstruacionet (më herët) , e pastaj laju dhe falu.” Ndërkaq, në transmetimin (e Muslimit): “Ajo që po të ndodh ty nuk është gjak menstrual. Gjatë ditëve të menstruacioneve lëre namazin e, kur të mbarojnë ato, pastroje gjakun dhe fillo të falesh.”

Arabisht

عَنْ عَائِشَةَ رَضِىَ اللهُ عَنْهَا: أَنَّ فَاطِمَةَ بِنْتَ أَبِي حُبَيْشٍ سَأَلَتِ النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَتْ: إِنِّي أُسْتَحَاضُ فَلاَ أَطْهُرُ، أَفَأَدَعُ الصَّلاَةَ؟ قَالَ: "لاَ، إِنَّماَ ذَلِكِ عِرْقٌ، وَلَكِنْ دَعِي الصَّلاَةَ قَدْرَ الأَيَّامِ الَّتِي كُنْتِ تَحِيضِينَ فِيهَا ثُمَّ اغْتَسِلِي وَصَلِّي". و في روايةِِ: "وَلَيْسَ بِالْحَيْضَةِ، فَإِذَا أَقْبَلَتِ الْحَيْضَةُ فَاتْرُكِي الصَّلَاةَ [فِيهَا]، فَإِذَا ذَهَبَ قَدْرُهَا فَاغْسِلِي عَنْكِ الدَّمَ وَصَلِّي".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/43