Umdetul Ahkam — Hadithi 50

Namazi · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Ebu Amër Shejbaniu, emri i të cilit është Sad ibn Ijasi, thotë: “Na ka treguar i zoti i kësaj shtëpie, duke bërë me shenjë nga shtëpia e Abdullah ibn Mesudit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se ka thënë: “E kam pyetur Pejgamberin ﷺ: - Cila vepër është më e dashur tek Allahu? - “Namazi që falet në kohën e vet”, - iu përgjigj ai. - Pastaj cila? - “Mirësjellja me prindërit”, - tha Pejgamberi ﷺ. - Pastaj cila? - “Lufta në rrugën e Allahut.” Kështu më tha Pejgamberi ﷺ. Sikur ta pyesja më shumë, do të më tregonte edhe më tepër.”

Arabisht

عَنْ أَبِي عَمْرٍو الشَّيْبَانِيِّ - وَ اسْمُهُ سَعْدُ بنُ إِيَاسٍ - قَالَ : ​​​​​​​ حَدَّثَنَا صَاحِبُ هَذِهِ الدَّارِ- وَأَشَارَ بِيَدِهِ إِلَى دَارِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ مَسْعُودِِ قَالَ: سَأَلْتُ النَّبِيَّ ﷺ: أَىُّ الْعَمَلِ أَحَبُّ إِلَى اللَّهِ؟ قَالَ: "الصَّلاَةُ عَلَى وَقْتِهَا". قَلْتُ: ثُمَّ أَىُّ؟ قَالَ: "بِرُّ الْوَالِدَيْنِ". قَلْتُ: ثُمَّ أَىُّ؟ قَالَ "الْجِهَادُ فِي سَبِيلِ اللَّهِ". قَالَ: حَدَّثَنِي بِهِنَّ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ، وَلَوِ اسْتَزَدْتُهُ لَزَادَنِي.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/50