Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Hendekut, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ua mbushtë shtëpitë dhe varret e tyre me zjarr, siç na privuan prej namazit të mesëm (ikindisë) , derisa perëndoi dielli!” Ndërkaq, në tekstin e Muslimit: “Na privuan nga namazi i mesëm (ikindisë) , derisa perëndoi Dielli.” Pastaj e fali ikindinë mes dy kohëve të mbrëmjes: akshamit dhe jacisë.
عَنْ عَلِيِِّ رَضِيَ اللّهُ عَنْهُ أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ يَوْمَ الْخَنْدَقِ: "مَلأَ اللَّهُ قُبُورَهُمْ وَبُيُوتَهُمْ نَارًا، كَمَا شَغَلُونَا عَنْ صَلاَةِ الْوُسْطَى حَتَّى غَابَتِ الشَّمْسُ". و في لَفْظِِ لِمُسْلِمِِ: "شَغَلُونَا عَنِ الصَّلاَةِ الْوُسْطَى - صَلَاةِ الْعصْرِ - ". ثُمَّ صَلَّاهَا بَيْنَ الْمَغْرِبِ وَالْعِشَاءِ.