Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ kam falur dy rekate para drekës, dy rekate pas drekës, dy rekate pas xhumasë, dy rekate pas akshamit dhe dy rekate pas jacisë.” Në tekstin (e Muslimit): “ Këto të akshamit, jacisë dhe të xhumasë i falëm në shtëpinë e tij.” Ndërkaq, në tekstin e Buhariut: “ Abdullah ibn Omeri ka thënë: “Hafsa më ka treguar se Pejgamberi ﷺ i falte dy rekate të shkurtra pas agimit. Gjatë kësaj kohe (para agimit) nuk hyja te Pejgamberi ﷺ.”
عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ رضى اللهُ عنهما قَالَ: صَلَّيْتُ مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ رَكْعَتَيْنِ قَبْلَ الظُّهْرِ، وَرَكْعَتَيْنِ بَعْدَ الظُّهْرِ، وَرَكْعَتَيْنِ بَعْدَ الْجُمُعَةِ، وَرَكْعَتَيْنِ بَعْدَ الْمَغْرِبِ، وَرَكْعَتَيْنِ بَعْدَ الْعِشَاءِ. وفي لَفْظِِ: فَأَمَّا الْمَغْرِبُ، وَالْعِشَاءُ، وَالْجُمُعَةُ: ففِي بَيْتِهِ. و في لفظ للبخاري: أَنَّ ابْنِ عُمَرَ قَالَ: حَدَّثَتْنِي حَفْصَةُ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ كَانَ يُصَلِّي سَجْدَتَيْنِ خَفِيفَتَيْنِ بَعْدَ مَا يَطْلُعُ الْفَجْرُ، وَكَانَتْ سَاعَةً لاَ أَدْخُلُ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ فِيهَا.