Ebu Xhuhajfe, Vehb ibn Abdullah Suvaiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova te Pejgamberi ﷺ në një tendë të kuqe prej lëkurës së regjur. Bilali e nxori jashtë ujin e mbetur prej abdesit të Pejgamberit ﷺ , e në atë rast disa morën nga ai ujë e disa u spërkatën me të. Pejgamberi ﷺ doli i veshur me një palë rroba të kuqe. Më kujtohet shumë mirë shkëlqimi i kërcinjve të tij. Pasi Pejgamberi ﷺ mori abdes, Bilali e thirri ezanin. E shikoja atë tek e kthente kokën andej-këndej (gjatë ezanit): në të djathtë e në të majtë, duke thënë: “Haje ale salah! Haje alel felah (ejani në namaz, ejani në shpëtim)!” Pastaj morën një shkop dhe e ngulën në tokë. Pejgamberi ﷺ u afrua te shkopi dhe e fali drekën dy rekate. Këtë praktikë të faljes së namazit dy rekate e vazhdoi derisa u kthye në Medinë.”
عَنْ أَبِي جُحَيْفَةَ وَهْبُ بنُ عَبْدِ اللهِ السُّوائي رَضِيَ اللّهُ عَنْهُ قَالَ: أَتَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ وَهُوَ فِي قُبَّةٍ لَهُ حَمْرَاءَ مِنْ أَدَمٍ، قَالَ: فَخَرَجَ بِلَالٌ بِوَضُوءِِ، فَمِنْ نَاضِحٍ وَنَائِلٍ. قَالَ: فَخَرَجَ النَّبِيُّ ﷺ وَعَلَيْهِ حُلَّةٌ حَمْرَاءُ كَأَنِّي أَنْظُرُ إِلَى بَيَاضِ سَاقَيْهِ. قَالَ: فَتَوَضَّأَ وَأَذَّنَ بِلَالٌ. قَالَ: فَجَعَلْتُ أَتَتَبَّعُ فَاهُ هَا هُنَا، وَهَا هُنَا، يَقُولُ يَمِينًا وَشِمَالًا: حَيَّ عَلَى الصَّلَاةِ، حَيَّ عَلَى الْفَلَاحِ. ثُمَّ رُكِزَتْ لَهُ عَنَزَةٌ، فَتَقَدَّمَ فَصَلَّى الظُّهْرَ رَكْعَتَيْنِ. ثُمَّ لَمْ يَزَلْ يُصَلِّي رَكْعَتَيْنِ حَتَّى رَجَعَ إِلَى الْمَدِينَةِ.