Umdetul Ahkam — Hadithi 72

Namazi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ falte namaz nafile mbi mjet të udhëtimit, duke bërë me kokë (me gjeste), pavarësisht nga kthehej (mjeti i udhëtimit). Në transmetimin (e Buhariut): “... e falte vitrin edhe sipër devesë.” Ndërkaq, te Muslimi: “... por jo edhe namazet farz (sepse për farze zbriste).” E te Buhariu: “... përveç namazeve farze.”

Arabisht

عَنِ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عُمَرَ رضى الله عنهما: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ كَانَ يُسَبِّحُ عَلَى ظَهْرِ رَاحِلَتِهِ حَيْثُ كَانَ وَجْهُهُ، يُومِئُ بِرَأْسِهِ. وَكَانَ ابْنُ عُمَرَ يَفْعَلُهُ. وَفِي رِوَاَية: كَانَ يُوتِرُ عَلَى بَعِيرِهِ. ولِمُسْلِمِِ: غَيْرَ أَنَّهُ لَا يُصَلِّي عَلَيْهَا الْمَكْتُوبَةَ. ولِلْبُخَارِيِّ: إِلاَّ الْفَرَائِضَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/72