Umdetul Ahkam — Hadithi 74

Namazi · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Enes ibn Sirini tregon: “Dolëm për ta pritur Enes ibn Malikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili vinte prej Shamit. Me të u takuam në Ajnu Temër. Ngaqë e pashë duke u falur mbi gomar i drejtuar anash, domethënë, në të majtë të kiblës, i thashë: - Pashë se nuk u fale në drejtim të kiblës. - Sikur të mos e kisha parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke vepruar kështu, as unë nuk do të veproja ashtu, - tha Enesi.”

Arabisht

عَنْ أَنَسُ بْنُ سِيرِينَ قَالَ: اسْتَقْبَلْنَا أَنَسًا حِينَ قَدِمَ مِنَ الشَّامِ، فَلَقِينَاهُ بِعَيْنِ التَّمْرِ، فَرَأَيْتُهُ يُصَلِّي عَلَى حِمَارٍ وَوَجْهُهُ مِنْ ذَا الْجَانِبِ - يَعْنِي عَنْ يَسَارِ الْقِبْلَةِ -، فَقُلْتُ: رَأَيْتُكَ تُصَلِّي لِغَيْرِ الْقِبْلَةِ؟ فَقَالَ: لَوْلاَ أَنِّي رَأَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَفْعَلُهُ لَمْ أَفْعَلْهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/74