Umdetul Ahkam — Hadithi 77

Namazi · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se gjyshja e tij, Mulejka, të Dërguarit të Allahut ﷺ i gatoi një ushqim dhe e ftoi për të ngrënë. Pasi hëngri, Pejgamberi ﷺ tha: “Ngrihuni, se do t'ju fal një namaz.” Enesi thotë: “Mora një hasër, që ishte nxirë nga përdorimi i shumtë dhe e pastrova me ujë. I Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit për t'u falur, kurse unë dhe jetimi (që ishte me ne) u rreshtuam pas tij. Mbrapa nesh ishte edhe gjyshja plakë. I Dërguari i Allahut ﷺ na i fali dy rekate dhe shkoi.” Ndërkaq, te Muslimi qëndron: “I Dërguari i Allahut ﷺ ua kishte falur namazin (nafile) atij dhe nënës së tij. Enesi thotë: “Mua më vendosi në të djathtë të tij, ndërsa gruan mbrapa nesh.” Jetimi quhej Damir, babëgjyshi i Husejn ibn Abdullah ibn Damirit.

Arabisht

عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ رَضِيَ اللّهُ عَنْهُ: أَنَّ جَدَّتَهُ مُلَيْكَةَ دَعَتْ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ لِطَعَامٍ صَنَعَتْهُ، فَأَكَلَ مِنْهُ، ثُمَّ قَالَ: "قُومُوا فَلأُصَلِّ لَكُمْ". قَالَ أَنَسٌ: فَقُمْتُ إِلَى حَصِيرٍ لَنَا قَدِ اسْوَدَّ مِنْ طُولِ مَا لُبِسَ، فَنَضَحْتُهُ بِمَاءٍ، فَقَامَ عَلَيْهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَصَفَفْتُ أَنَا وَالْيَتِيمَ وَرَاءَهُ، وَالْعَجُوزُ مِنْ وَرَائِنَا، فَصَلَّى لَنَا رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ انْصَرَفَ ﷺ. ولمسلم: أَنَّ رَسُولَ اللهِ ﷺ صَلَّى بِهِ وَبِأُمِّهِ، فَأَقَامَنِي عَنْ يَمِينِهِ، وَأَقَامَ الْمَرْأَةََ خَلْفَنَا. الْيَتِيمُ: قِيلَ هُوَ ضَمِيْرة جَدُّ حُسَينُ بْنِ عَبْدِ اللّهِ بْنِ ضَميرَة.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/77