Umdetul Ahkam — Hadithi 86

Namazi · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ merrte tekbirin fillestar për namaz, heshtte pak para se të fillonte leximin e Kuranit. Unë e pyeta: “O i Dërguari i Allahut, flijofsha për ty babë e nënë, gjatë kohës që po hesht, mes tekbirit fillestar dhe leximit të Kuranit, çfarë po thua?” Ai m'u përgjigj: “Them: “Allahume baid bejni ve bejne hatajaje kema ba'adte bejnel meshriki vel magrib. Allahume nekini min hatajaje kema juneka theubul ebjedu mine denes. Allahume gsilni min hatajaje bithelxhi vel mai vel bered (O Allah, më largo prej mëkateve të mia, siç e ke larguar lindjen prej perëndimit! O Allah, më pastro nga mëkatet e mia, siç pastrohet rroba e bardhë nga ndyrësirat! O Allah, më laj nga mëkatet e mia me borë, me ujë dhe breshër) !”

Arabisht

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةََ رَضِىَ اللهُ عَنْهُ قَالَ: كَانَ رَسُولُ اللهِ ﷺ إِذَا كَبَّرَ فِي الصَّلَاةِ سَكَتَ هُنَيَّةً قَبْلَ أَنْ يَقْرَأَ، فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللهِ! - بِأَبِي أَنْتَ وَأُمِّي -، أَرَأَيْتَ سُكُوتَكَ بَيْنَ التَّكْبِيرِ وَالْقِرَاءَةِ، مَا تَقُولُ؟ قَالَ: " أَقُولُ: اللهُمَّ! بَاعِدْ بَيْنِي وَبَيْنَ خَطَايَايَ كَمَا بَاعَدْتَ بَيْنَ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ. اللهُمَّ! نَقِّنِي مِنْ خَطَايَايَ كَمَا يُنَقَّى الثَّوْبُ الْأَبْيَضُ مِنَ الدَّنَسِ، اللهُمَّ! اغْسِلْنِي مِنْ خَطَايَايَ بِالثَّلْجِ وَالْمَاءِ وَالْبَرَدِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/86