Abdullah ibn Zejd Maziniu ka thënë: “Qeshë i pranishëm kur Amër ibn Ebu Haseni e pyeti Abdullah ibn Zejdin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth abdesit të Pejgamberit ﷺ. Ai kërkoi një enë me ujë dhe mori abdes ashtu siç bënte Pejgamberi ﷺ: u hodhi ujë duarve nga ena e i lau ato tri herë, e futi dorën në enë dhe e shpëlau gojën e hundën tri herë me tri grushte ujë. Sërish e futi dorën në enë dhe e lau fytyrën tri herë, pastaj i lau duart dy herë deri në bërryla, e futi dorën në ujë dhe i dha mes'h kokës, duke e përshkuar nga para-mbrapa dhe anasjelltas, një herë të vetme. E, në fund, i lau këmbët.” Në transmetimin e Buhariut: “... duke filluar nga pjesa e përparme e kokës deri te qafa dhe sërish i ktheu deri aty nga ku filloi. Në fund, i lau edhe këmbët.” Në transmetimin e Buhariut: “ Një ditë, erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ dhe ne i sollëm ujë në një enë prej bakri.”
عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ زَيْدٍ الْمَازِنِيِّ: شَهِدْتُ عَمْرَو بْنَ أَبِي حَسَنٍ سَأَلَ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ زَيْدٍ عَنْ وُضُوءِ النَّبِيِّ، ﷺ فَدَعَا بِتَوْرٍ مِنْ مَاءٍ، فَتَوَضَّأَ لَهُمْ وُضُوءَ النَّبِيِّ ﷺ فَأَكْفَأَ عَلَى يَدِهِ مِنَ التَّوْرِ، فَغَسَلَ يَدَيْهِ ثَلاَثًا، ثُمَّ أَدْخَلَ يَدَهُ فِي التَّوْرِ، فَمَضْمَضَ وَاسْتَنْشَقَ وَاسْتَنْثَرَ ثَلاَثَ غَرَفَاتٍ، ثُمَّ أَدْخَلَ يَدَهُ فَغَسَلَ وَجْهَهُ ثَلاَثًا، ثُمَّ فَغَسَلَ يَدَيْهِ مَرَّتَيْنِ إِلَى الْمِرْفَقَيْنِ، ثُمَّ أَدْخَلَ يَدَهُ فَمَسَحَ رَأْسَهُ، فَأَقْبَلَ بِهِمَا وَأَدْبَرَ مَرَّةً وَاحِدَةً، ثُمَّ غَسَلَ رِجْلَيْهِ. و في رواية (البخاري): "بَدَأَ بِمُقَدَّمِ رَأْسِهِ، حَتَّى ذَهَبَ بِهِمَا إِلَى قَفَاهُ، ثُمَّ رَدَّهُمَا حَتَّى رَجَعَ إِلَى الْمَكَانِ الَّذِي بَدَأَ مِنْهُ". و في رواية (البخاري): "أَتَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَأَخْرَجْنَا لَهُ مَاءً فِي تَوْرٍ مِنْ صُفْرٍ".