Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam vështruar namazin e Muhamedit ﷺ dhe kam parë se qëndrimi i tij në këmbë, rukuja, qëndrimi pas rukusë, sexhdja, ulja mes dy sexhdeve, sexhdja tjetër dhe ulja e tij pas selamit deri në largim, të gjitha ishin përafërisht të barabarta.” Ndërkaq, në transmetimin e Buhariut: “Q ë të gjitha, përafërsisht, kanë qenë të barabarta (në kohëzgjatje), përveç kijamit dhe teshehudit (që kanë qenë më të gjata se të tjerat).”
عَنِ الْبَرَاءِ بْنِ عَازِبٍ قَالَ: رَمَقْتُ الصَّلَاةَ مَعَ مُحَمَّدٍ ﷺ، فَوَجَدْتُ قِيَامَهُ فَرَكْعَتَهُ، فَاعْتِدَالَهُ بَعْدَ رُكُوعِهِ، فَسَجْدَتَهُ، فَجَلْسَتَهُ بَيْنَ السَّجْدَتَيْنِ، فَسَجْدَتَهُ، فَجَلْسَتَهُ مَا بَيْنَ التَّسْلِيمِ وَالِانْصِرَافِ قَرِيبًا مِنَ السَّوَاءِ. وَ في رواية البخاري: مَا خَلاَ الْقِيَامَ وَالْقُعُودَ: قَرِيبًا مِنَ السَّوَاءِ.