Thabit Bunani tregon se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Unë jua fal namazin juve ashtu siç na e falte neve Pejgamberi ﷺ.” Thabiti thotë: “Enesi vepronte një gjë që nuk ju kam parë ju duke e vepruar: kur ngrihej nga rukuja, qëndronte në këmbë (aq gjatë), saqë dikush mund të thoshte (me vete): Harroi (të vazhdojë faljen) dhe qëndronte mes dy sexhdeve aq sa dikush mund të thoshte: Harroi (të vazhdojë faljen).”
عَنْ ثَابِتٍ الْبُنَانِيِّ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ: إنِّي لَا آلُو أَنْ أُصَلِّيَ بِكُمْ كَمَا رَأَيتُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يُصَلِّي بِنَا. قَالَ ثَابِتٌ: فَكَانَ أَنَسٌ يَصْنَعُ شَيْئًا لَا أَرَاكُمْ تَصْنَعُونَهُ؛ كَانَ إذَا رَفَعَ رَأْسَهُ مِنْ الرُّكُوعِ انْتَصَبَ قَائِمًا، حَتَّى يَقُولَ الْقَائِلُ: قَدْ نَسِيَ، وَإِذَا رَفَعَ رَأْسَهُ مِنْ السَّجْدَةِ مَكَثَ حَتَّى يَقُولَ الْقَائِلُ: قَدْ نَسِيَ.