Sahihu i Buhariut — Hadithi 1001

Namazi i vitrit · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi se Muhamed ibn Sirini tregon: “Dikush e pyeti Enesin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): - A bënte kunut Pejgamberi ﷺ në namazin e sabahut? - Po, - tha ai. - A e bënte kunutin para rukusë? - pyetën sërish. - Kunutin pas rukusë e ka bërë në një periudhë të shkurtër kohore, - iu përgjigj Enesi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ قَالَ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ مُحَمَّدٍ قَالَ: سُئِلَ أَنَسٌ: أَقَنَتَ النَّبِيُّ ﷺ فِي الصُّبْحِ؟ قَالَ: نَعَمْ‏.‏ فَقِيلَ لَهُ: أَوَقَنَتَ قَبْلَ الرُّكُوعِ؟ قَالَ: قَنَتَ بَعْدَ الرُّكُوعِ يَسِيرًا‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1001