Sahihu i Buhariut — Hadithi 1010

Kërkimi i shiut · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Hasen ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Abdullah Ensariu, e këtij i ka treguar babai i tij, Abdullah ibn Muthena, e ky nga Thumame ibn Abdullah ibn Enesi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur përhapej thatësira, Omer ibn Hatabi kërkonte shi përmes Abas ibn Abdulmutalibit dhe thoshte: “O Allah, ne të drejtoheshim Ty përmes duasë së Pejgamberit tonë ﷺ, e në atë rast na çoje shi. Ndërkaq, tani, po të drejtohemi përmes duasë së axhës së Pejgamberit tonë ﷺ, andaj na ço shi.” Enesi thotë: “Pastaj binte shi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا الْحَسَنُ بْنُ مُحَمَّدٍ قَالَ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ الأَنْصَارِيُّ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ الْمُثَنَّى، عَنْ ثُمَامَةَ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَنَسٍ، عَنْ أَنَسٍ: أَنَّ عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ - رضى الله عنه - كَانَ إِذَا قَحَطُوا اسْتَسْقَى بِالْعَبَّاسِ بْنِ عَبْدِ الْمُطَّلِبِ فَقَالَ: اللَّهُمَّ إِنَّا كُنَّا نَتَوَسَّلُ إِلَيْكَ بِنَبِيِّنَا فَتَسْقِينَا وَإِنَّا نَتَوَسَّلُ إِلَيْكَ بِعَمِّ نَبِيِّنَا فَاسْقِنَا. قَالَ: فَيُسْقَوْنَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1010