Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ po ligjëronte ditën e premte, erdhi një burrë dhe i tha: - O i Dërguari i Allahut! Po mban thatësirë e madhe, andaj lute Allahun të na çojë shi! Pejgamberi ﷺ bëri dua, e në atë rast filloi të bjerë shi, saqë mezi arritëm nëpër shtëpitë tona. Shiu vazhdoi deri në xhumanë e ardhshme. Atëherë, i njëjti person (ose dikush tjetër) u ngrit dhe tha: - O i Dërguari i Allahut! Lute Allahun të na e largojë! Pejgamberi ﷺ u lut: “O Allah, çoje rreth nesh, e jo mbi ne!” Shihja se si retë shpërndaheshin në të djathtë e në të majtë duke lëshuar shi, porse në Medinë nuk kishte reshje.”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ قَالَ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسٍ قَالَ: بَيْنَمَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَخْطُبُ يَوْمَ الْجُمُعَةِ إِذْ جَاءَ رَجُلٌ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! قَحَطَ الْمَطَرُ فَادْعُ اللَّهَ أَنْ يَسْقِيَنَا. فَدَعَا فَمُطِرْنَا، فَمَا كِدْنَا أَنْ نَصِلَ إِلَى مَنَازِلِنَا فَمَا زِلْنَا نُمْطَرُ إِلَى الْجُمُعَةِ الْمُقْبِلَةِ. قَالَ: فَقَامَ ذَلِكَ الرَّجُلُ أَوْ غَيْرُهُ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! ادْعُ اللَّهَ أَنْ يَصْرِفَهُ عَنَّا. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "اللَّهُمَّ حَوَالَيْنَا وَلاَ عَلَيْنَا". قَالَ: فَلَقَدْ رَأَيْتُ السَّحَابَ يَتَقَطَّعُ يَمِينًا وَشِمَالاً يُمْطَرُونَ وَلاَ يُمْطَرُ أَهْلُ الْمَدِينَةِ.