Sahihu i Buhariut — Hadithi 1020

Kërkimi i shiut · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Mensuri dhe Ameshi, e këta nga Ebu Duha, e ky nga Mesruku se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “ Kurejshët u vonuan në pranimin e Islamit . Pejgamberi ﷺ u lut kundër tyre dhe, si rrjedhojë, i goditi një thatësirë, saqë pothuajse vdiqën. Hanin ngordhësira dhe eshtra. Ebu Sufjani vajti e i tha: “O Muhamed! Ti predikon respektimin e lidhjeve farefisnore, ndërsa populli yt veç sa s'është shkatërruar, andaj lute Allahun (për ta).” Allahu ﷻ ka thënë: “Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym të qartë.” (Duhan, 10) Por, ata sërish u kthyen në mosbesim, ashtu siç e përshkruan Allahu në ajet “Ditën kur do t'i kapim me rrëmbimin Tonë të fuqishëm...” (Duhan, 16) (Rrëmbimi i fuqishëm është) Dita e Bedrit. Në transmetimin e Esbatit nga Mensuri përmendet: “I Dërguari i Allahut ﷺ bëri dua, e në atë rast ra shi, gjë që vazhdoi shtatë ditë, derisa njerëzit u ankuan nga shiu i tepërt. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ u lut: “Zoti ynë, çoje rreth nesh, e jo mbi ne!” Retë u larguan nga vendbanimi, ndërkohë shiu vazhdonte të binte tek ata që ishin përreth (Medinës).”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ كَثِيرٍ، عَنْ سُفْيَانَ قَالَ: حَدَّثَنَا مَنْصُورٌ، وَالأَعْمَشُ، عَنْ أَبِي الضُّحَى، عَنْ مَسْرُوقٍ قَالَ: أَتَيْتُ ابْنَ مَسْعُودٍ فَقَالَ: إِنَّ قُرَيْشًا أَبْطَئُوا عَنِ الإِسْلاَمِ، فَدَعَا عَلَيْهِمُ النَّبِيُّ ﷺ فَأَخَذَتْهُمْ سَنَةٌ حَتَّى هَلَكُوا فِيهَا وَأَكَلُوا الْمَيْتَةَ وَالْعِظَامَ. فَجَاءَهُ أَبُو سُفْيَانَ فَقَالَ: يَا مُحَمَّدُ! جِئْتَ تَأْمُرُ بِصِلَةِ الرَّحِمِ، وَإِنَّ قَوْمَكَ هَلَكُوا، فَادْعُ اللَّهَ. فَقَرَأَ: ﴿فَارْتَقِبْ يَوْمَ تَأْتِي السَّمَاءُ بِدُخَانٍ مُبِينٍ﴾ [الدخان: ١٠] ثُمَّ عَادُوا إِلَى كُفْرِهِمْ فَذَلِكَ قَوْلُهُ تَعَالَى: ﴿يَوْمَ نَبْطِشُ الْبَطْشَةَ الْكُبْرَى...﴾ [الدخان: ١٦] يَوْمَ بَدْرٍ. قَالَ: وَزَادَ أَسْبَاطٌ عَنْ مَنْصُورٍ: فَدَعَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ، فَسُقُوا الْغَيْثَ، فَأَطْبَقَتْ عَلَيْهِمْ سَبْعًا، وَشَكَا النَّاسُ كَثْرَةَ الْمَطَرِ فَقَالَ: "اللَّهُمَّ حَوَالَيْنَا وَلاَ عَلَيْنَا". فَانْحَدَرَتِ السَّحَابَةُ عَنْ رَأْسِهِ، فَسُقُوا النَّاسُ حَوْلَهُمْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1020