Sahihu i Buhariut — Hadithi 1037

Kërkimi i shiut · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Husejn ibn Haseni, e këtij i ka treguar Ibn Avniu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: - “O Allah, bekoje Shamin dhe Jemenin tonë!” - Edhe Nexhdin tonë? - i thanë të pranishmit. - “O Allah, bekoje Shamin dhe Jemenin tonë!” - tha sërish Pejgamberi ﷺ. - Edhe Nexhdin tonë? - thanë sërisht. - “Atje është burimi i tërmeteve dhe fitneve, si dhe prej aty do të paraqitet briri i shejtanit”, - tha Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى قَالَ: حَدَّثَنَا حُسَيْنُ بْنُ الْحَسَنِ قَالَ: حَدَّثَنَا ابْنُ عَوْنٍ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ، قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "اللَّهُمَّ بَارِكْ لَنَا فِي شَامِنَا وَفِي يَمَنِنَا". قَالَ: قَالُوا: وَفِي نَجْدِنَا؟ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "اللَّهُمَّ بَارِكْ لَنَا فِي شَامِنَا وَفِي يَمَنِنَا". قَالَ: قَالُوا: وَفِي نَجْدِنَا؟ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "هُنَاكَ الزَّلاَزِلُ وَالْفِتَنُ، وَبِهَا يَطْلُعُ قَرْنُ الشَّيْطَانِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1037