Sahihu i Buhariut — Hadithi 1046

Eklipsi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi. [t]: Ahmed ibn Salihu më ka thënë: Më ka treguar Anbese, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Sa ishte gjallë Pejgamberi ﷺ, u eklipsua Dielli, e në atë rast i Dërguari i Allahut ﷺ doli në xhami, kurse sahabët u rreshtuan nëpër safa mbrapa tij. Bëri tekbirin dhe lexoi gjatë në kijam, pastaj bëri tekbirin dhe ra në ruku, ku qëndroi gjatë. Pastaj tha: “Semiallahu limen hamideh” (Allahu iu përgjigj atij që e falënderoi ) e u ngrit, por nuk ra në sexhde. Sërish lexoi gjatë, por më shkurt sesa herën paraprake. Bëri tekbirin dhe ra në ruku, qëndroi gjatë, por më shkurt sesa rukunë e parë. Pastaj tha: “Semiallahu limen hamideh. Rabena ve lekel hamd” (Allahu iu përgjigj atij që e falënderoi , Zoti ynë, Ty të takon falënderimi) dhe ra në sexhde. Edhe në rekatin e dytë veproi njëjtë (sikurse në të parin). I bëri katër ruku me katër sexhde. Para se ta përfundonte namazin, Dielli ishte shfaqur. Pastaj u ngrit, e lavdëroi Allahun ashtu siç i takon Atij dhe tha: “Ato (Dielli dhe Hëna) janë argumente të Allahut. Eklipsi i tyre nuk ndodh si pasojë e vdekjes ose lindjes së ndokujt. Kur t'i shihni, shpejtoni për në namaz.” Zuhriu thotë: “Të njëjtin hadith, për eklipsin e Diellit, e transmeton edhe Kethir ibn Abasi prej Abdullah ibn Abasit (nga Pejgamberi ﷺ), andaj iu drejtova Urvës (transmetuesit të hadithit të mësipërm nga Aishja): - Vëllai yt (Abdullah ibn Zuberi, kur ndodhi eklipsi) në Medinë i fali dy rekate, sikurse namazin e sabahut dhe nuk shtoi asgjë me shumë (ka për qëllim qëndrimin në këmbë dhe rukunë e dytë). - Ashtu, sepse ai nuk e ka qëlluar Sunetin, - ia ktheu Urve.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ قَالَ: حَدَّثَنِي اللَّيْثُ، عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، [ح:] وَحَدَّثَنِي أَحْمَدُ بْنُ صَالِحٍ قَالَ: حَدَّثَنِي عَنْبَسَةُ قَالَ: حَدَّثَنَا يُونُسُ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: حَدَّثَنِي عُرْوَةُ، عَنْ عَائِشَةَ، زَوْجِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَتْ: خَسَفَتِ الشَّمْسُ فِي حَيَاةِ النَّبِيِّ ﷺ فَخَرَجَ إِلَى الْمَسْجِدِ فَصَفَّ النَّاسُ وَرَاءَهُ، فَكَبَّرَ فَاقْتَرَأَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ قِرَاءَةً طَوِيلَةً، ثُمَّ كَبَّرَ فَرَكَعَ رُكُوعًا طَوِيلاً، ثُمَّ قَالَ: "‏سَمِعَ اللَّهُ لِمَنْ حَمِدَهُ:‏.‏ فَقَامَ وَلَمْ يَسْجُدْ، وَقَرَأَ قِرَاءَةً طَوِيلَةً، هِيَ أَدْنَى مِنَ الْقِرَاءَةِ الأُولَى، ثُمَّ كَبَّرَ وَرَكَعَ رُكُوعًا طَوِيلاً، وَهُوَ أَدْنَى مِنَ الرُّكُوعِ الأَوَّلِ، ثُمَّ قَالَ: "‏سَمِعَ اللَّهُ لِمَنْ حَمِدَهُ، رَبَّنَا وَلَكَ الْحَمْدُ"‏‏. ‏ ثُمَّ سَجَدَ، ثُمَّ قَالَ فِي الرَّكْعَةِ الآخِرَةِ مِثْلَ ذَلِكَ، فَاسْتَكْمَلَ أَرْبَعَ رَكَعَاتٍ فِي أَرْبَعِ سَجَدَاتٍ، وَانْجَلَتِ الشَّمْسُ قَبْلَ أَنْ يَنْصَرِفَ، ثُمَّ قَامَ فَأَثْنَى عَلَى اللَّهِ بِمَا هُوَ أَهْلُهُ ثُمَّ قَالَ:‏ ‏"‏هُمَا آيَتَانِ مِنْ آيَاتِ اللَّهِ، لاَ يَخْسِفَانِ لِمَوْتِ أَحَدٍ وَلاَ لِحَيَاتِهِ، فَإِذَا رَأَيْتُمُوهُمَا فَافْزَعُوا إِلَى الصَّلاَةِ‏"‏‏‏.‏‏ وَكَانَ يُحَدِّثُ كَثِيرُ بْنُ عَبَّاسٍ أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - كَانَ يُحَدِّثُ يَوْمَ خَسَفَتِ الشَّمْسُ بِمِثْلِ حَدِيثِ عُرْوَةَ عَنْ عَائِشَةَ‏.‏ فَقُلْتُ لِعُرْوَةَ: إِنَّ أَخَاكَ يَوْمَ خَسَفَتْ الشَّمْسُ بِالْمَدِينَةِ لَمْ يَزِدْ عَلَى رَكْعَتَيْنِ مِثْلَ الصُّبْحِ‏.‏ قَالَ: أَجَلْ لأَنَّهُ أَخْطَأَ السُّنَّةَ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1046