Sahihu i Buhariut — Hadithi 1047

Eklipsi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Seid ibn Ufejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ u fal ditën kur u eklipsua Dielli. Ai u ngrit, bëri tekbirin dhe lexoi gjatë në kijam. Pastaj ra në ruku, ku qëndroi gjatë. Pastaj e ngriti kokën dhe tha: “Semiallahu limen hamideh” (Allahu iu përgjigj atij që e falënderoi ) e u ngrit siç ishte më parë dhe sërish lexoi gjatë, por më shkurt sesa herën e parë. Sërish ra në ruku, qëndroi gjatë, por më shkurt sesa rukunë e parë. Pastaj ra në sexhde dhe qëndroi gjatë. Edhe në rekatin e dytë veproi njëjtë (sikurse të parin). Kur dha selam, Dielli veçse ishte shfaqur. Pastaj u ligjëroi njerëzve rreth eklipsit të Diellit dhe Hënës, duke u thënë: “Ato (Dielli dhe Hëna) janë argumente të Allahut, andaj eklipsi i tyre 1 nuk ndodh si pasojë e vdekjes ose lindjes së ndokujt. Kur t'i shihni, shpejtoni për në namaz.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ عُفَيْرٍ قَالَ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ قَالَ: حَدَّثَنِي عُقَيْلٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ بْنُ الزُّبَيْرِ، أَنَّ عَائِشَةَ، زَوْجَ النَّبِيِّ ﷺ أَخْبَرَتْهُ:‏ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ صَلَّى يَوْمَ خَسَفَتِ الشَّمْسُ، فَقَامَ فَكَبَّرَ، فَقَرَأَ قِرَاءَةً طَوِيلَةً، ثُمَّ رَكَعَ رُكُوعًا طَوِيلاً، ثُمَّ رَفَعَ رَأْسَهُ، فَقَالَ: "‏سَمِعَ اللَّهُ لِمَنْ حَمِدَهُ"‏‏.‏ وَقَامَ كَمَا هُوَ، ثُمَّ قَرَأَ قِرَاءَةً طَوِيلَةً، وَهِىَ أَدْنَى مِنَ الْقِرَاءَةِ الأُولَى، ثُمَّ رَكَعَ رُكُوعًا طَوِيلاً، وَهِىَ أَدْنَى مِنَ الرَّكْعَةِ الأُولَى، ثُمَّ سَجَدَ سُجُودًا طَوِيلاً، ثُمَّ فَعَلَ فِي الرَّكْعَةِ الآخِرَةِ مِثْلَ ذَلِكَ، ثُمَّ سَلَّمَ وَقَدْ تَجَلَّتِ الشَّمْسُ، فَخَطَبَ النَّاسَ، فَقَالَ فِي كُسُوفِ الشَّمْسِ وَالْقَمَرِ:‏ ‏"‏إِنَّهُمَا آيَتَانِ مِنْ آيَاتِ اللَّهِ، لاَ يَخْسِفَانِ لِمَوْتِ أَحَدٍ وَلاَ لِحَيَاتِهِ، فَإِذَا رَأَيْتُمُوهُمَا فَافْزَعُوا إِلَى الصَّلاَةِ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1047