Sahihu i Buhariut — Hadithi 1048

Eklipsi · Transmetuesi: Ebu Bekrete

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Junusi, e ky nga Haseni se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dielli dhe Hëna janë argumente të Allahut, andaj eklipsi i tyre nuk ndodh si pasojë e vdekjes së ndokujt, por me to Allahu i frikëson robërit e Tij.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: Abdulvarithi, Shuëbe, Halid ibn Abdullahu dhe Hamad ibn Seleme në transmetimet e tyre (të këtij hadithi) nga Junusi nuk e kanë përmendur (fjalinë): “Me to Allahu i frikëson robërit e Tij.” (Mirëpo, transmetimin e Hamad ibn Zejdit nga Junusi) e ka fuqizuar edhe (transmetimi i) Musait nga Mubareku, e ky nga Haseni, i cili ka thënë: “Më ka lajmëruar Ebu Bekrete se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Me to Allahu i frikëson robërit e Tij.” (Po ashtu, transmetimin e Hamad ibn Zejdit nga Junusi, e ky nga Haseni) e ka fuqizuar edhe (transmetimi i) Eshathit nga Haseni.

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ قَالَ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ يُونُسَ، عَنِ الْحَسَنِ، عَنْ أَبِي بَكْرَةَ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِنَّ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ آيَتَانِ مِنْ آيَاتِ اللَّهِ، لاَ يَنْكَسِفَانِ لِمَوْتِ أَحَدٍ، وَلَكِنَّ اللَّهَ تَعَالَى يُخَوِّفُ بِهَا عِبَادَهُ". وَقَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: لَمْ يَذْكُرْ عَبْدُ الْوَارِثِ وَشُعْبَةُ وَخَالِدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ وَحَمَّادُ بْنُ سَلَمَةَ عَنْ يُونُسَ: "يُخَوِّفُ بِهَا عِبَادَهُ". وَتَابَعَهُ مُوسَى عَنْ مُبَارَكٍ عَنِ الْحَسَنِ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبُو بَكْرَةَ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ: "إِنَّ اللَّهَ تَعَالَى يُخَوِّفُ بِهِمَا عِبَادَهُ". وَتَابَعَهُ أَشْعَثُ عَنِ الْحَسَنِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1048