Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon (duke e vazhduar hadithin paraprak): “Pastaj, në mëngjes, i Dërguari i Allahut ﷺ i hipi kafshës së udhëtimit (për ta varrosur djalin e tij, Ibrahimin) dhe, ndërkohë, ndodhi eklipsi diellor. Pejgamberi ﷺ u kthye menjëherë (pas varrimit), në kohën e paradites (duhasë). K aloi nëpër shtëpitë e grave të tij (për t'i lajmëruar për eklipsin), pastaj shkoi për t'u falur, e njerëzit iu bashkëngjitën mbrapa tij. Qëndroi gjatë në këmbë, pastaj ra në ruku dhe qëndroi gjatë në të. Kur u ngrit nga rukuja, qëndroi gjatë në këmbë, por më shkurt sesa herën e parë, pastaj ra sërish në ruku dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se herën e parë. Pastaj, pasi u ngrit nga rukuja, ra në sexhde. Pas kësaj, u ngrit (për rekatin e dytë) dhe qëndroi gjatë në këmbë, por më shkurt se në atë paraprake. Ra në ruku dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se në atë paraprake. Pastaj u ngrit dhe ra në sexhde. Pastaj u ngrit dhe qëndroi gjatë në këmbë, por më shkurt se në atë paraprake. Ra në ruku dhe qëndroi gjatë, por më shkurt se në atë para saj. Pastaj u ngrit e ra në sexhde dhe e kreu namazin. (Në ligjërim) tha atë që kishte për të thënë, pastaj i urdhëroi njerëzit të kërkojnë mbrojtje prej dënimit të varrit.”
ثُمَّ رَكِبَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ ذَاتَ غَدَاةٍ مَرْكَبًا، فَخَسَفَتِ الشَّمْسُ، فَرَجَعَ ضُحًى، فَمَرَّ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بَيْنَ ظَهْرَانَىِ الْحُجَرِ، ثُمَّ قَامَ يُصَلِّي، وَقَامَ النَّاسُ وَرَاءَهُ، فَقَامَ قِيَامًا طَوِيلاً، ثُمَّ رَكَعَ رُكُوعًا طَوِيلاً، ثُمَّ رَفَعَ فَقَامَ قِيَامًا طَوِيلاً، وَهَوَ دُونَ الْقِيَامِ الأَوَّلِ ثُمَّ رَكَعَ رُكُوعًا طَوِيلاً، وَهَوَ دُونَ الرُّكُوعِ الأَوَّلِ، ثُمَّ رَفَعَ فَسَجَدَ، ثُمَّ قَامَ فَقَامَ قِيَامًا طَوِيلاً، وَهَوَ دُونَ الْقِيَامِ الأَوَّلِ، ثُمَّ رَكَعَ رُكُوعًا طَوِيلاً وَهَوَ دُونَ الرُّكُوعِ الأَوَّلِ، ثُمَّ قَامَ قِيَامًا طَوِيلاً وَهَوَ دُونَ الْقِيَامِ الأَوَّلِ، ثُمَّ رَكَعَ رُكُوعًا طَوِيلاً وَهَوَ دُونَ الرُّكُوعِ الأَوَّلِ، ثُمَّ رَفَعَ فَسَجَدَ وَانْصَرَفَ، فَقَالَ مَا شَاءَ اللَّهُ أَنْ يَقُولَ، ثُمَّ أَمَرَهُمْ أَنْ يَتَعَوَّذُوا مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ.