Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku nga Hisham ibn Urve, e ky nga bashkëshortja e tij Fatime bint Mundhiri se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Shkova tek Aishja, gruaja e Pejgamberit ﷺ, kur u bë eklipsi i Diellit, e në atë rast pashë se njerëzit ishin ngritur për t'u falur. Edhe ajo ishte ngritur për t'u falur, andaj e pyeta: - Çfarë kanë njerëzit? Ajo bëri me dorë nga qielli (se Dielli ishte zënë) dhe tha: - Subhanallah! - Diçka e jashtëzakonshme? - e pyeta. Ajo pohoi (me kokë). Pas kësaj, fillova të falem, derisa gati më ra të fikët, andaj e laga fytyrën me ujë. Pas namazit, Pejgamberi ﷺ u ngrit dhe, pasi e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun ﷻ, tha: - “Çdo gjë që s'kam pasur rastin ta shoh ndonjëherë më parë , më është shfaqur tani, në këtë vend , madje edhe Xheneti dhe Zjarri . Më është shpallur se ju të gjithë do të sprovoheni në varret tuaja me sprova, të përafërta, - ose ka thënë: sikurse, - sprova e mesihut Dexhall, - jam në mëdyshje se cilën fjalë e ka përmendur Esma. - Secilit prej jush do t'i thuhet: “Çfarë di për këtë njeri (Pejgamberin ﷺ) ?” Besimtari, - ose ka thënë: i binduri, - jam në mëdyshje se cilën fjalë e ka përmendur Esma, - do të thotë: “Ai është Muhamedi, i Dërguari i Allahut, na ka ardhur me argumente të qarta dhe udhëzim, e ne i jemi përgjigjur, kemi besuar dhe e kemi pasuar.” I thuhet: “Fli i qetë, e dimë mirë se ke qenë i bindur në këtë.” Ndërkaq, hipokriti, - ose ka thënë: dyshuesi, - jam në mëdyshje se cilën fjalë e ka përmendur Esma, - thotë: “Nuk di, i dëgjoja njerëzit tek thoshin diçka, andaj edhe unë thosha ashtu.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ قَالَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ هِشَامِ بْنِ عُرْوَةَ، عَنِ امْرَأَتِهِ، فَاطِمَةَ بِنْتِ الْمُنْذِرِ عَنْ أَسْمَاءَ بِنْتِ أَبِي بَكْرٍ - رضى الله عنهما - أَنَّهَا قَالَتْ: أَتَيْتُ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - زَوْجَ النَّبِيِّ ﷺ حِينَ خَسَفَتِ الشَّمْسُ، فَإِذَا النَّاسُ قِيَامٌ يُصَلُّونَ، وَإِذَا هِيَ قَائِمَةٌ تُصَلِّي فَقُلْتُ: مَا لِلنَّاسِ؟ فَأَشَارَتْ بِيَدِهَا إِلَى السَّمَاءِ، وَقَالَتْ: سُبْحَانَ اللَّهِ! فَقُلْتُ: آيَةٌ؟ فَأَشَارَتْ أَىْ نَعَمْ. قَالَتْ: فَقُمْتُ حَتَّى تَجَلاَّنِي الْغَشْىُ، فَجَعَلْتُ أَصُبُّ فَوْقَ رَأْسِي الْمَاءَ، فَلَمَّا انْصَرَفَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حَمِدَ اللَّهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ ثُمَّ قَالَ: "مَا مِنْ شَىْءٍ كُنْتُ لَمْ أَرَهُ إِلاَّ قَدْ رَأَيْتُهُ فِي مَقَامِي هَذَا حَتَّى الْجَنَّةَ وَالنَّارَ، وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَىَّ أَنَّكُمْ تُفْتَنُونَ فِي الْقُبُورِ مِثْلَ ـ أَوْ قَرِيبًا مِنْ - فِتْنَةِ الدَّجَّالِ - لاَ أَدْرِي أَيَّتَهُمَا قَالَتْ أَسْمَاءُ - يُؤْتَى أَحَدُكُمْ فَيُقَالُ لَهُ: مَا عِلْمُكَ بِهَذَا الرَّجُلِ؟ فَأَمَّا الْمُؤْمِنُ ـ أَوِ الْمُوقِنُ - لاَ أَدْرِي أَىَّ ذَلِكَ قَالَتْ أَسْمَاءُ - فَيَقُولُ: مُحَمَّدٌ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ جَاءَنَا بِالْبَيِّنَاتِ وَالْهُدَى، فَأَجَبْنَا وَآمَنَّا وَاتَّبَعْنَا. فَيُقَالُ لَهُ: نَمْ صَالِحًا، فَقَدْ عَلِمْنَا إِنْ كُنْتَ لَمُوقِنًا. وَأَمَّا الْمُنَافِقُ ـ أَوِ الْمُرْتَابُ - لاَ أَدْرِي أَيَّتَهُمَا قَالَتْ أَسْمَاءُ - فَيَقُولُ لاَ أَدْرِي، سَمِعْتُ النَّاسَ يَقُولُونَ شَيْئًا فَقُلْتُهُ".